Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2022

Sulmi ndaj Salman Rushdie tregon ndikimin e fortë të fetvasë

0
Sulmi ndaj Salman Rushdie tregon ndikimin e fortë të fetvasë

Reuters

Fetvaja e vitit 1989 e imponuar nga lideri i atëhershëm i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, ndaj shkrimtarit Salman Rushdie për romanin e tij "Vargjet Satanike", ka përndjekur shumë novelistë dhe mendimtarë liberalë, shkrimet e të cilëve janë parë gjithashtu si fyese ndaj islamit dhe profetit Muhamed.

Përpjekja për të vrarë Rushdien në Nju Jork të premten, më 12 gusht, nuk është një incident i izoluar. Shkrimtarët, akademikët dhe gazetarët – veçanërisht në Lindjen e Mesme – të cilët guxuan të kritikojnë ose vënë në dyshim besimin islam janë përballur me kërcënime ose dënime të ngjashme nga figurat fetare.

Ata ose u vranë, u arrestuan, u detyruan të fshiheshin ose të ikin nga vendet e tyre. Librat e tyre u ndaluan dhe u panë si blasfemi nga institucionet fetare të financuara nga qeveritë, të cilat Perëndimi i konsideronte si aleate që avokonin islamin e moderuar, si Pakistani, Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite.

Në vitet e fundit militantët myslimanë, predikuesit dhe udhëheqësit xhihadistë kanë përdorur mediat sociale për të nxitur myslimanët anembanë globit për të vrarë ata që, siç thonë, denigrojnë islamin dhe profetin Muhamed.

Çfarë është fetvaja dhe kush i lëshon ato?

Fetvaja është dekret ligjor i bazuar në ligjin islamik ose mendim i dhënë nga një udhëheqës fetar i nivelit të lartë islam, autoritet fetar ose këshill i kualifikuar dijetarësh. Dekreti mund të adresojë shumë çështje - duke përfshirë edhe individët.

Fetvatë që thërrasin për vdekjen e dikujt mund të sillen kundër atyre që mendohet se kanë fyer islamin ose profetin.

A kanë fetvatë afat kohor?

Fetvatë nuk largohen me kalimin e kohës dhe rrallëherë anulohen.

Tridhjetetre vjet pasi lideri i atëhershëm i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, e shpalli blasfemik librin “Vargjet Satanike”, autori i librit, Salman Rushdie, u godit me thikë në një dalje publike në shtetin e Nju Jorkut.

Hadi Matar, një 24-vjeçar mysliman shiit me origjinë libaneze, u deklarua i pafajshëm para gjykatës të shtunën për akuzat për tentim-vrasje dhe tentim-sulm.

Kush i zbaton fetvatë?

Gjatë tri dekadave të fundit, disa predikues myslimanë sunitë dhe figura xhihadiste, që kanë miliona ndjekës, kanë lëshuar gjithashtu fetva duke bërë thirrje për vdekjen e myslimanëve që ata i konsiderojnë të pafe, duke bërë veprime nxitëse përmes videove, fjalimeve dhe deklaratave.

Ato kryhen nga militantë të indoktrinuar, celula të fjetura dhe ndjekës që duan t'i përgjigjen thirrjes së udhëheqësit të tyre fetar dhe të përmbushin detyrën e tyre fetare.

Më 14 tetor 1994, një ekstremist mysliman goditi disa herë me thikë në qafë nobelistin egjiptian, Naguib Mahfouz, i frymëzuar nga një fetva e Omar Abdel-Rahman, në atë kohë klerik kryesor sunit i Al-Gama'a Al-Islamya (grup islamik).

Kleriku Abdel-Rahman, i cili lëshoi fetvanë e tij derisa po gjykohej në një burg amerikan për përfshirje në një komplot me bomba në Nju Jork, tha se gjaku i novelistit Mahfouz duhet derdhur sepse romani i tij "Fëmijët e rrugicës", i shkruar në vitin 1959, ishte blasfemik ndaj islamit.

Personi i arrestuar për tentim-vrasjen e Mahfouzit pranoi gjatë marrjes në pyetje nga policia egjiptiane se ai kurrë nuk i kishte lexuar librat e tij, por se ai veproi bazuar në fetvanë e lëshuar nga predikuesi i tij militant.

Ku qëndrojnë autoritetet shtetërore fetare në raport me fetvanë?

Ekziston një vijë e paqartë midis islamit radikal dhe atij konservator, drejtuar nga shteti.

Qeveritë arabe, aleate me Perëndimin, kanë dështuar të frenojnë autoritetet fetare apo të ofrojnë mbrojtje për shkrimtarët dhe mendimtarët që u futën në listën e vdekjeve nga ekstremistët myslimanë.

Për shembull, Al Azhar i financuar nga shteti, autoriteti më i lartë islamik i Egjiptit, e ndaloi librin e Mahfouzit shumë kohë përpara se ai të sulmohej për fyerje të islamit.

Më 8 qershor 1992, shkrimtari liberal egjiptian, Farag Fouda, u qëllua për vdekje nga dy anëtarë të Grupit Islamik, pasi u akuzua nga Al Azhar si "armik i islamit".

Disa intelektualë laikë thonë se dënimi publik nga studiuesit e Al Azharit përbënte një dënim me vdekje. Vendime të tilla nga Al Azhar, thonë ata, u panë nga xhihadistët si një autorizim për ta vrarë shkrimtarin.

Sistemi i drejtësisë i Arabisë Saudite bazohet në Sheriat apo Ligjin islamik, dhe gjyqtarët e tij janë klerikë nga shkolla ultra-konservatore vehabiste e islamit sunit. Në interpretimin vehabist të Sheriatit, krimet fetare, përfshirë blasfeminë dhe braktisjen e besimit, çojnë në dënimin me vdekje.

Ka pasur një numër të madh fetvashë nga klerikët fetarë sauditë që kërkuan gjykim, burg dhe dënim me vdekje kundër shkrimtarëve, blogerëve, kolumnistëve dhe aktivistëve për "artikuj heretikë" dhe braktisje besimi.

Fetvatë e tilla kanë shkaktuar reagime të dhunshme dhe kërcënime me vdekje në mediat sociale. Disa shkrimtarë duhej të hiqnin postimet e tyre, të kërkonin falje publike dhe të pendoheshin në gjykatë. Të tjerët duruan rrahjet me kamxhik dhe burgun.

Përgatiti: Erjonë Popova





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о мерах поддержки предпринимательства в Москве





Москва

Подмосковная общественная организация инвалидов «Колесница» провела автопробег


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о мерах поддержки предпринимательства в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Григорий Лепс

Дочь популярного певца Инга Лепс стала украшением нового сериала «Игры»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Кто создает «креативный код» страны?

Люберчане стали серебряными призерами всероссийского турнира «Быстрый прорыв»

Юные шахматисты Союза армян Чувашии посвятили турнир Году семьи и Дню защиты детей


ATP

Теннисист Медведев может спуститься на пятое место в ATP после "Мастерса" в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

Ubisoft cancels The Division: Heartland so it can focus on 'bigger opportunities' like XDefiant



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России