Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2022

Lajçak dhe Escobar: Takimi me Vuçiqin ishte i vështirë

0
Lajçak dhe Escobar: Takimi me Vuçiqin ishte i vështirë

"Takim të vështirë" e kanë quajtur takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dy zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar më 25 gusht kanë arritur në Beograd.

Lajçak takoi fillimisht presidentin Vuçiq, dhe gjysmë ore më vonë atyre iu bashkua edhe Escobar.

“Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas takimit me Vuçiqin, Escobar ka deklaruar se takimi ka qenë “i vështirë dhe i gjatë”.

"Ne vlerësojmë angazhimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Do të vazhdojmë bisedimet", tha Escobar.

Për "takim të vështirë" foli edhe presidenti serb.

“Kemi pasur biseda të vështira me Lajçakun dhe Escobarin. Aty ishin edhe ambasadorë të SHBA-së dhe ai i BE-së. Vazhdojmë sonte me bisedime pas orës 22:00”, tha Vuçiq në një video-adresim në Instagram.

“Gjithmonë do të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin, do të luftojmë për paqen dhe stabilitetin, por asnjë sekond nuk do të devijojmë nga interesat tona jetike, kombëtare shtetërore, mbi të gjitha interesat e popullit tonë. Nuk ka dorëzim", tha ai.

Takimi i tyre i parë në Beograd ishte me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Peter Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti të mërkurën se do t'i përmbahet vendimit për targa dhe dokumente. Sipas burimeve të REL-it në Prishtinë, Kurti është i vendosur që zbatimi i vendimit të mos shtyhet.

Lajçak dhe Escobar për dy ditë kanë qëndruar në Kosovë, ku janë takuar me liderë institucionalë dhe të partive opozitare.

Paraditen e 25 gushtit ata u takuan edhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Mitrovicën e Veriut.

Lajçak tha se në veri të Kosovës nuk mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada, për të penguar Qeverinë e Kosovës në zbatimin e vendimeve të saj për targa dhe dokumente udhëtimi.

Qëllim i vizitës së tyre u tha të jetë shmangia e përsëritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë në veri u rebeluan më 31 korrik, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për riregjistrimin e makinave të tyre - nga targat që i lëshon Serbia me targa të Kosovës - si dhe për lëshimin e dokumenteve të Kosovës për të gjithë serbët që hyjnë në Kosovë.

Pas tensionimit të situatës dhe sugjerimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimeve të saj për 1 shtator.





Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил об увеличении числа резидентов ОЭЗ «Технополис «Москва»





Москва

Вендор технологических решений DатаРу перешел на сервис кадрового ЭДО от HRlink


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

К 2025 году в "Рудневе" планируется создать свыше 6 тысяч рабочих мест — Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Тагильский художник Александр Иванов создал металлическую скульптуру Булата Окуджавы в честь 100-летия поэта   




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бег — один из самых популярных видов спорта у россиян

Кто создает «креативный код» страны?

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"


Уимблдон

«Подача на победу на Уимблдоне». Гвардиола – о заключительном туре АПЛ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Страдания юного Аюша Булчун



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России