Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2022

EULEX rrit numrin e njësive rezervë të xhandarëve

0
EULEX rrit numrin e njësive rezervë të xhandarëve

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), tha se ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.

EULEX tha se forcat shtesë kanë arritur në Kosovë dhe do të jenë pjesë e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR). Këto forca aktualisht janë vendosur në ndërtesën e këtij misioni në Fushë Kosovë.

“NJPS-ja e rregullt e EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, është e stacionuar në Mitrovicë dhe është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, që është pjesë përbërëse e mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti kurse NATO/KFOR-i i treti”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që forca të NJPSR-së vijnë në Kosovë, pasi në mars, EULEX kishte përforcuar përkohësisht forcat e saj me 70 xhandarë nga Portugalia dhe Franca. Këta xhandarë u larguan nga Kosova në korrik të këtij viti.

Lajmi për përforcimin e njësive rezervë të EULEX-it, vjen në kohën kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shpreson që ky mision dhe ai i NATO-s, KFOR, të marrë përgjegjësitë policore në katër komunat në veri të Kosovës.

Kjo pasi në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq policët – por edhe zyrtarët e tjerë serbë në institucionet e Kosovës – dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Më 7 nëntor, nga misioni i EULEX-it i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë marrë përgjegjësitë policore në veri të Kosovës.

“Këshilltarët e lartë policorë të EULEX-it janë të vendosur në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut dhe po ofrojnë këshilla për këtë drejtori dhe katër stacionet policore nën komandën e saj për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it. 

Megjithatë, ky mision i BE-së pranoi se ka rritur patrullimet në veri të Kosovës.

Tensionet në veri janë rritur pasi më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit – prej tri fazash – për riregjistrimin e makinave me targa serbe, në ato legale RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë parasheh shqiptimin e qortimeve për shoferët me makina me targa të tilla, e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh dhe në fazën e tretë do të përdoren targa provuese.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pas 21 prillit të vitit 2023, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makina që nuk kanë targa RKS.

Besohet se në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa serbe, që Kosova i konsideron ilegale.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о ходе строительства Троицкой линии метро



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Жена бывшего супруга Волочковой выписалась из роддома и рассекретила имя сына




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Собянин рассказал о ходе строительства Троицкой линии метро

Анонс выпуска городской газеты «Деловой Новочеркасск» №17 (185)

Турнир по бильярдному спорту «Кубок Мэра Москвы» продлится до 18 мая в столице


Новак Джокович

Кто транслирует бой Табило против Джоковича на турнире Rome Masters 1000?



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Роботы-курьеры «Яндекса» будут доставлять заказы в ещё нескольких районах Москвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России