Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Shtohen kategori të reja në rundin e dytë të subvencioneve për pajisjet efiçiente

0
Shtohen kategori të reja në rundin e dytë të subvencioneve për pajisjet efiçiente

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të premten rundin e dytë për ndarjen e subvencioneve për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje.

Ajo ka thënë se në rundin e dytë janë shtuar edhe disa kategori tjera, pas ankesave dhe sugjerimeve që kanë marrë komisionet nga qytetarët.

Sipas saj, në rundin e parë janë subvencionuar 2.228 qytetarë në vlerë të 1.4 milion eurove.

Rundi i parë ka nisur më 6 tetor dhe ka përfunduar më 7 nëntor.

Edhe rundi i dytë, sikurse i pari, ka dy faza. E para nis më 18 nëntor dhe përfundon më 25 nëntor, ndërsa e dyta përfundon më 9 dhjetor.

Aplikimi bëhet online në platformën eKosova.

Sipas statistikave, më së shumti energji elektrike në Kosovë shpenzon sektori i amvisërisë, me rreth 40 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Kush mund të aplikojë në rundin e dytë?

Sikur edhe në rundin e parë, edhe në të dytin do të subvencionohen qytetarët që pajisen me pompë termike, pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.

Në rundin e dytë u është mundësuar subvencionimi edhe përfituesve të skemës sociale në deri 60 për qind të vlerës, ose jo më shumë se 550 euro.

Rizvanolli ka thënë se Ministria e Ekonomisë është duke bashkëpunuar me qendrat sociale nëpër komuna, ashtu që t’iu ofrohet ndihmë përfituesve të skemave sociale për të aplikuar për ndihmën.

Në rundin e dytë janë përfshirë edhe nënat vetushqyese.

Për blerje të këtyre pajisjeve, ato do të mund të fitojnë deri në 90 për qind të shumës, por jo më shumë se 560 euro.

Verifikimi i statusit do të bëhet në platformën eKosova.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se në fazën e parë kanë pranuar ankesa nga bizneset se nuk kanë mundur të aplikojnë, në pamundësi të montimit të këtyre pajisjeve, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore.

Prandaj, ajo ka thënë se në rundin e dytë, bizneset do të mund t’i blejnë pajisjet, t’i fotografojnë ato dhe të aplikojnë, por pajisjet duhet të montohen deri më 10 janar 2023, kur edhe do të nisë inspektimi.

Në rundin e dytë mund të aplikojnë edhe të gjithë individët që kanë aplikuar në fazën e parë, e që nuk kanë arritur të montojnë pajisjet e tyre në kohë.

Rizvanolli ka thënë se në rundin e dytë kanë përfshirë edhe konsumatorët që në orët e tyre nuk kanë harxhuar më shumë se 800 kilovat energji elektrike - pra kryesisht pronarët e shtëpive dhe banesave të reja.

Për këtë kategori, mjafton që konsumatorët të kenë orën të regjistruar nga 1 nëntori 2021 deri më 31 tetor 2022 dhe do të mund të përfitojnë subvencione.

Ministrja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kur të kualifikohen për fazën e dytë, të finalizojnë aplikimin sa më shpejt që është e mundur, për shkak të përfundimit të vitit buxhetor.





Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил Мишустина с назначением на пост председателя правительства РФ





Москва

Таня Василькова расскажет (и покажет) «Как прожить в браке без брака»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин принял решение увеличить фонд грантов одаренным учащимся школ искусств



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Начала тонуть: Волочкову за ноги вытащили из воды после новости о родах Николаевой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

4 современных общественных пространства появятся на севере Москвы в 2024 г

Развод на договорных матчах: схемы, риски и пути предотвращения

Поцарапанному пандой Катюшей киперу подарили футболку с извинениями


Уимблдон

Финалистка юниорского Уимблдона-2023 получила временное отстранение за допинг



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Мир

История дельфина, принесшего пользу всей природе



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России