Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?

0
Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?

AP

Që kur nisën bisedimet për klimën mes vendeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) para 30 vjetëve, vendimi i së dielës për themelimin e një fondi për t’i ndihmuar vendet e varfra të prekura nga ngrohja globale, po cilësohet si vendimi më i rëndësishëm.

Ky ishte një konfirmim i parevokueshëm se vendet e varfra, me burime të kufizuara, po i përjetojnë më së rëndi pasojat e ndryshimeve klimatike, si vërshimet, valët e nxehtësisë dhe stuhitë. Ndërsa, vendet e industrializuara që e kanë ndotur klimën, kanë përgjegjësi t’iu ndihmojnë atyre.

Përderisa liderë qeveritarë, ambientalistë dhe aktivistë e festuan planin për themelimin e këtij fondi, ka ende shumë gjëra të paqarta që nga mënyra se si do të funksionojë ky fond e deri te pasojat afatgjate.

Më poshtë mund ta lexoni se si u zhvillua ideja e “humbjeve dhe dëmeve” dhe çka dimë deri tani për fondin.

Historia

Në fillim të viteve '90, Aleanca e Shteteve të Ishujve të Vegjël, një grup i shteteve me vendndodhje në ishuj të vegjël dhe të ulët, bëri thirrje për themelimin e një fondi për humbje dhe dëme, përderisa OKB-ja po e krijonte një kornizë për ballafaqimin me ndryshimet klimatike në nivel ndërkombëtar.

Që nga atëherë, kjo ide ka qenë pjesë e samiteve vjetore të OKB-së për klimën. Megjithatë, shpeshherë për këtë ide bisedohej në margjinat e negociatave dhe përderisa vendet në zhvillim dhe aktivistët e kërkonin me ngulm, vendet e pasura e përdornin fuqinë e tyre për ta rrëzuar poshtë këtë ide.

Për herë të parë, në samitin COP27 të këtij viti, ideja u përfshi në agjendë dhe ishte në qendër të diskutimeve.

Kush do ta financojë?

Fondi fillimisht do të grumbullojë kontribute nga vende në zhvillim dhe nga burime të ndryshme private dhe publike, si institucione ndërkombëtare financiare, ndërsa opsion mbetet ndihma edhe nga vendet me ekonomi të zhvilluar dhe të fuqishme.

Teksti përfundimtar thekson “identifikimin dhe zgjerimin e burimeve për financim” – gjë që ishte kërkuar gjatë negociatave nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera. Kjo sugjeron se vendet, të cilat janë ndotëse të mëdha të ambientit dhe konsiderohen si vende në zhvillim, duhet gjithashtu të paguajnë.

Gjatë bisedimeve, Kina tha se paratë për një fond të ri duhet të vijnë nga vendet në zhvillim e jo nga ta. Por, Kina mund të kontribuojë vullnetarisht në këtë fond, nëse e bën edhe SHBA-ja.

Kur administrata e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, kishte premtuar tre miliardë dollarë për Fondin e Gjelbër Klimatik në vitin 2014, edhe Kina kishte kontribuar me 3.1 miliardë dollarë.

Detaje të tjera për financuesit e këtij fondi do të vendosen nga një komision që planifikon ta përfundojë punën për këtë fond brenda një viti.

Kush do t’i marrë paratë?

Marrëveshja thotë se fondi do t’i ndihmojë “vendet në zhvillim që janë veçanërisht të cenueshme nga efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike”, edhe pse do të ketë hapësirë që të paguhen edhe vendet me të ardhura të mesme që pësojnë nga fatkeqësitë klimatike.

Pakistan, një e treta e territorit të të cilit kishte mbetur nën ujë shkaku i vërshimeve, dhe Kuba, që së fundi u godit nga uragani Ian, mund të përfitojnë nga ky fond.

Ende nuk është vendosur se si mund të përshtatet ky fond për dëme dhe humbje me punën e “institucioneve të tjera, agjencive humanitare që ndihmojnë njerëzit t’i rindërtojnë shtëpitë, t'i përballojnë krizat e refugjatëve dhe migracionit dhe të sigurojnë ushqim dhe uj”, thotë David Waskos, drejtor i Institutit të Resurseve Botërore.

Edhe për këtë gjë, detajet do të përcaktohen nga komisioni gjatë vitit të ardhshëm.

Rindërtimi i besimit

Përtej, thjesht, ndihmës financiare, krijimi i këtij fondi shihej edhe si një hap i madh përpara. Por, se si do të vlerësohet, përfundimisht varet nga shpejtësia me të cilën do të përfundohet puna për themelimin e tij.

Gjatë sesionit të fundit të mbajtur të dielën, Lia Nicholson, këshilltare për ndryshimet klimatike në Antigua, tha se komisioni tranzicional duhet të themelohet menjëherë dhe të jepen mandate të qarta.

“Ky fond për humbje dhe dëme duhet të bëhet varka e shpëtimit për të cilën kemi nevojë”, tha ajo.

Megjithatë, ekziston një boshllëk kredibiliteti për shkak të premtimeve të thyera në të kaluarën.

Në vitin 2009, shtetet e pasura ishin pajtuar të kontribuojnë me 100 miliardë dollarë në vit për t’i ndihmuar vendet në zhvillim të kalojnë në energji të gjelbër dhe të përshtaten me ndryshimet klimatike. Megjithatë, deri më tani, kjo iniciativë nuk është financuar asnjëherë plotësisht.

Pasojat

Një ndër arsyet kryesore që vendet e pasura e kanë kundërshtuar një fond të tillë ka qenë frika se kjo do të shndërrohej në një detyrim afatgjatë për ta. Edhe pse kjo ide tashmë ka kaluar në OKB, ky shqetësim është ende i pranishëm dhe këtë e bëri të qartë insistimi i negociatorëve që në formulim të mos përdorej fjala “detyrim” dhe që kontributet të jenë vullnetare.

Me gjithë këto vërejtje, themelimi i këtij fondi mund të ketë pasoja ligjore dhe simbolike në rrethet klimatike dhe përtej tyre. Për shembull, shumë vende të Ishujve të Paqësorit kanë kërkuar që ndryshimet klimatike të shqyrtohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ata besojnë se ligjet ndërkombëtare duhet të përforcohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre në rast se tokat u gëlltiten nga rritja e nivelit të ujit në dete. Themelimi i këtij fondi për humbje dhe dëme mund t’u ndihmojë atyre në këtë drejtim.

Përgatiti: Doruntina Baftiu





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Полина Гагарина

Актриса Самбурская заступилась за сыгравшую в «Красных линиях» певицу Гагарину




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


WTA

Потапова не смогла пробиться во второй круг турнира WTA в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Юрист не исключил ответственности для водителя авто за ДТП с самокатом в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России