Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun

0
Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun

Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat ilegale serbe.

Veç kësaj, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë kërkuan nga kryeministri Albin Kurti më shumë sqarime rreth marrëveshjes së arritur, si dhe dialogut rreth marrëveshjes finale.

Kosova dhe Serbia, më 23 nëntor në Bruksel, kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kosova është pajtuar të mos vazhdojë tutje me zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në RKS, kurse Serbia që të mos lëshojë targa të reja serbe, sikurse ato KM (Kosovska Mitrovica - Mitrovica e Kosovës).

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, tha se mirëpret dakordimin që është arritur të mërkurën në Bruksel, që sipas tij, shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit.

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), tha se ngjarjet që ndodhë së fundi lidhur me targat, kanë qenë të panevojshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë tregon qasjen joserioze dhe paaftësinë tuaj [Albin Kurtit] përballë përgjegjësive shtetërore që keni me vendin dhe Kosovën".

“Domosdo, duhet transparencë për dialogun para Kuvendit, qytetarëve të Kosovës dhe jo deklarata kontradiktore, jo qasje selektive, jo injorim ndaj neve dhe qytetarëve dhe ndaj partnerëve strategjikë, mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Edhe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret marrëveshjen, e cila, sipas tij, shmangu rrezikun për përshkallëzim të situatës në veri.

Megjithatë, ai theksoi se me marrëveshjen nuk është zgjidhur situata në veri.

“Sfida që e pret Kosovën është rikthimi i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës apo plotësimi i pozitave”, tha Haradinaj.

Arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe e ka mirëpritur edhe SHBA-ja.

Kurti: Kthimi i serbëve në institucione është çështje ligjore

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha Kurtit se nga marrëveshja e arritur për targat ka një paqartësi, nëse pritet kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

Kryeministri tha se kthimi i tyre në institucione nuk mund të bëhet politikisht, dhe se kjo është çështje juridiko-ligjore e kushtetuese.

“Unë iu kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione; mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje. Por, nuk iu kam thënë kthehuni. Nuk kam të drejtë t’iu them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha Kurti.

Në fillim të nëntorit, si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kthimin e tyre në institucione e kanë kërkuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 24 nëntor se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për formimin e Asociacionit është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, beson se komunat nuk mund të organizohen sipas parimeve etnike.

Pas arritjes së marrëveshjes për targa, BE-ja tha se “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”, si dhe “çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit (e Brukselit)”, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о ходе строительства Троицкой линии метро





Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о перспективном развитии соцполитики государства


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как можно посетить экскурсии в зданиях посольств разных стран



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Урганту не дали выступить на вечере памяти Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Собянин рассказал о ходе строительства Троицкой линии метро

"Зенит" в Москве обыграл ЦСКА и сравнял счет в серии

Турнир по бильярдному спорту «Кубок Мэра Москвы» продлится до 18 мая в столице


WTA

Александрова не смогла обыграть Саснович и покинула турнир WTA-1000 в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Mash: минимум четыре человека погибли после обрушения подъезда в Белгороде



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России