Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2022

Ulja e pagave "ndërhyrje e hapur e Qeverisë në sistemin e drejtësisë"

0
Ulja e pagave

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë anuluar disa seanca të parapara që të mbaheshin më 24 nëntor, tha për Radion Evropa e Lirë, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në këtë gjykatë. Numri i seancave të anuluara, sipas saj, nuk dihet.

Seanca janë anuluar në të gjitha Gjykatat e Kosovës, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron punën e këtyre institucioneve.

Me këto anulime gjykatat po zbatojnë vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të datës 23 nëntor, për reduktim të punës vetëm në shërbimet esenciale.

Shërbimet esenciale apo seanca do të mbahen vetëm për sigurinë e të pandehurve, për shqyrtimin e rasteve në paraburgim, atyre të dhunës në familje dhe rasteve kur bëhet fjalë për interesin e fëmijëve.

Gëzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tha se nga vendimi për mosmbajtjen e seancave të paralajmëruara, më së shumti do të pësojnë qytetarët.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës edhe në kohën kur Gjyqësori punon në mënyrë të rregullt, presin me vite për të marrë drejtësi në rastet e tyre. Një reduktim i punëve në sistemin gjyqësor, definitivisht do të shtojë numrin e

*Video nga seria e emisioneve Iustitia  

Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për reduktim të punës, u mor të mërkurën vetëm disa orë pasi Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për paga dhe mori vendim për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.

Pagat e tyre u kthyen në nivelin që ishin më 2017.

KGJK-ja kërkoi anulimin e këtij vendimi, duke e quajtur në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shfuqizimin e këtij vendimi e ka kërkuar edhe Shoqata e Prokurorëve të Kosovës. Nëpërmjet një komunikate për media, më 24 nëntor, kjo shoqatë e përkrahu vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për reduktimin e punëve të prokurorive vetëm me shërbime esenciale.

REL-i ka kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës për mundësinë e shfuqizimit të këtij vendimi, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Nëse Qeveria e Kosovës nuk e shfuqizon vendimin deri më 8 dhjetor - si dita e fundit e periudhës së përcaktuar nga KGJK-ja për shërbime esenciale - KGJK-ja ka paralajmëruar se do të vendosë për masa të tjera.

Çka kishte ndodhur në vitin 2017?

Shala konsideron se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave është i padrejtë dhe i paligjshëm.

“Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë konfirmuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe për të njëjtin vendim nuk është evidentuar përgjegjësia penale. Për më tepër, këto paga janë njohur edhe në vendimin e kryeministrit (Albin) Kurti në muajin shkurt të vitit 2020. Në rastin konkret kemi të bëjmë me paga të konfirmuara dhe nuk kemi të bëjmë me shfuqizim të vendimit të Qeverisë  (Ramush) Haradinaj”, thotë ai.

Në vitin 2017, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur për rritje të pagave për zyrtarët qeveritarë.

Me rritjen e pagave për zyrtarët e Qeverisë, u rritën edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në atë periudhë, kjo çështje ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, nga deputetë të atëhershëm të Vetëvendosjes, që ishin në opozitë.

Mirëpo, përmes një vendimi, kjo Gjykatë kishte thënë se rritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në vitin 2020, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri aktual, Albin Kurti, shfuqizoi vendimin për zyrtarët qeveritarë, por jo edhe për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, figuron se paga vjetore e një gjyqtari para vitit 2017 ka qenë rreth 13 mijë euro, kurse paga vjetore aktuale është mbi 25 mijë euro.

Në këtë situatë, Shala thotë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të ulen vetëm në rast të ndonjë krize shtetërore makro-ekonomike financiare.

“Pavarësia financiare është njëra prej elementeve kryesore të pavarësisë se Gjyqësorit. Duke u bazuar në standardet e Komisionit të Venecias dhe standardet tjera ndërkombëtare, qartazi kemi të bëjmë me ‘futjen e duarve’ të Qeverisë në drejtësi. Kemi të bëjmë me ndërhyrje të hapur të Qeverisë në sistemin e drejtësisë, që rrit potencialin korruptiv”, vlerëson ai.

Edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, vendimin e Qeverisë e konsideron si përpjekje për të ndikuar në punën e sistemit gjyqësor dhe për të zvogëluar pavarësinë e këtij sistemi.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme, të mbajtur më 23 nëntor, Zogaj ndër tjerash tha se ky vendim do të ndikojë edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi është një dekurajim dhe rrënim i pozitës dhe statusit të gjyqtarit.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о ходе строительства Троицкой линии метро



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Вдова Окуджавы извинилась за программу концерта, из которой исключили Урганта




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Турнир по бильярдному спорту «Кубок Мэра Москвы» продлится до 18 мая в столице

Пензенские регбистки выиграли первенство России

Анонс выпуска городской газеты «Деловой Новочеркасск» №17 (185)


Карен Хачанов

Теннисист Хачанов вышел в третий круг "Мастерса" в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России