Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2022

Kërkohet mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

0
Kërkohet mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Fëmijët me aftësi të kufizuara janë në mesin e personave që pranojnë më së paku burime dhe shërbime, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sznunuyog, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’i mbështetur që të shprehin aftësitë e tyre dhe të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, tha Sznunuyog përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Sznunuyog bëri thirrje që të gjithë të bashkohen, “që ta bëjnë Kosovën një shoqëri përfshirëse për të gjithë fëmijët”.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë që merren mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, edhe sivjet kërkuan nga autoritetet kompetente në Kosovë që të zbatojnë ligjet për këtë kategori të shoqërisë.

*Video nga arkivi: Rrëfimi i gruas me aftësi të kufizuara: 2Puna ma ndryshoi jetën”

Në shënim të kësaj ditë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe organizatën e studentëve Handicap.

Në këto takime, Osmani shprehu mbështetjen, duke theksuar se “objektiv i përditshëm” është gjithpërfshirja e tyre në shoqëri, punësimi dhe jeta e dinjitetshme.

Ajo njoftoi se do të ndajë 100.000 euro shtesë subvencione për organizatat që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Viti i personave me aftësi të kufizuara

Ndryshe, me një vendim të Qeverisë së Kosovës, viti 2022 është shpallur “Vit i personave me aftësi të kufizuara”.

Në bazë të këtij vendimi, institucionet obligohen që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën e punësimit në bazë të Ligjit për aftësim, riaftësim dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara. Inspektorati i Punës, në anën tjetër, obligohet për inspektimin e zbatimit të këtij ligji.

Por, punësimi mbetet ende problemi kryesor i tyre. Vetëm 99 persona që punojnë në institucionet publike të Kosovës janë me aftësi të kufizuara - nga mbi 83 mijë sa është numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë sektor.

Me ligjin në Kosovë, sektori publik dhe ai privat janë të obliguar që të punësojnë një person me aftësi të kufizuara në çdo 50 punëtorë.

Në bazë të kësaj, i bie që institucionet publike do të duhej të kishin të punësuar mbi 1.600 persona me aftësi të kufizuara.

Institucionet nuk i paguajnë obligimet

Probleme, megjithatë, nuk duket se ka vetëm me punësimin. Institucionet publike nuk i paguajnë as obligimet materiale që kanë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Në bazë të Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, në rast se punëdhënësi nuk i përmbush detyrimet për punësimin e kësaj kategorie, ai duhet të ndajë në një xhirollogari të veçantë pagesat mujore - me vlerën e pagës minimale - për çdo person me aftësi të kufizuara që do të duhej ta kishte të punësuar.

Këto para, pastaj, do të shfrytëzoheshin për projekte të ndryshme, me qëllim të përgatitjes së personave me aftësi të kufizuara për treg të punës.

Vlera e pagës minimale në Kosovë aktualisht është 130-170 euro.

Inspektorati i Punës, në fund të muajit qershor, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, deri më tani, asnjë institucion publik nuk i ka bërë pagesat për “shkaqe teknike”, por nuk specifikojnë më shumë.

Nëse rast se nuk përfundohen këto obligime, ligji kërkon që punëdhënësi të ndëshkohet me gjobë nga 500 deri në 2.000 euro.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин рассказал о развитии района Зябликово





Москва

Подмосковная общественная организация инвалидов «Колесница» провела автопробег


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Цой

Кто виновен в смерти Виктора Цоя




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Юные шахматисты Союза армян Чувашии посвятили турнир Году семьи и Дню защиты детей

Люберчане стали серебряными призерами всероссийского турнира «Быстрый прорыв»

Бег — один из самых популярных видов спорта у россиян


Арина Соболенко

Соболенко — Коллинз: белоруска выиграла первый сет в полуфинале Рима



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

РОССИЯ И КИТАЙ: В МИРЕ ВОЗМОЖНА ГЕГЕМОНИЯ ЛИШЬ ИНТЕРЕСА НАРОДА, ЗАКОНА, ИСТИНЫ И СПРАВЕДЛИВОСТИ.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России