Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2022

Leposaviq: Tentim për plaçkitje të Bankës Kombëtare të Serbisë

0

Të enjten në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, është tentuar të plaçkitet ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë, dhe për pasojë është plagosur një person.

Banka ka thënë përmes një komunikate se incidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 para objektit të bankës dhe se punonjësit dhe paratë e saj janë të sigurta.

Aty është thënë se disa sulmues kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të kompanisë së sigurimit ‘Henderson’- të cilët kanë siguruar automjetin që ka dorëzuar paratë - dhe pas shkëmbimit me armë zjarri, njëri prej punëtorëve ka marrë lëndime të lehta.

Sipas komunikatës, “sulmuesit janë larguar me vrap pas tentativës së dështuar të grabitjes”.

Policia e Kosovës është raportuar se nuk ka qenë në vendngjarje as gjysmë ore pas incidentit.

Aty më pas kanë mbërritur pjesëtarët e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Policia e Kosovës është instanca e parë intervenuese për sigurinë, EULEX-i i dyti dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, por deri më tani askush nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Pjesëtarët serbë që kanë punuar në Policinë e Kosovës, e kanë braktisur këtë institucion në fillim të nëntorit, si shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Përveç Policisë së Kosovës, serbët lokalë kanë braktisur edhe institucionet tjera lokale dhe qendrore në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se një vendim i tillë ka krijuar vakum që mund të përkeqësojë situatën e sigurisë.

Për incidentin në Leposaviq raportohet dy ditë pas shkatërrimit të objekteve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok, komuna po ashtu të banuara me shumicë serbe.

Zgjedhjet për komunat veriore - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - janë caktuar për 18 dhjetor, pasi kryetarët e tyre kanë dhënë po ashtu dorëheqje për shkak të vendimit për targat.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna - i kundërshton këto zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me intensifikimin e sulmeve në veri do të ketë prani të shtuar të policisë në këtë pjesë të vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar “grupet kriminale” për sulmet në veri, duke thënë se ato “paguhen dhe drejtohen nga Serbia” për incidentet në veri të Kosovës.





Губернаторы России
Москва

Мэр Москвы договорился о создании роботизированного завода по производству грузовых автомобилей





Москва

Юлия Пересильд, московский Театр на Таганке, ММОМА – участники 3-его фестиваля «Территория. Красноярск» раскрывают грани современного искусства


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Мэр Москвы Собянин договорился о сотрудничестве с главой Башкирии Хабировым



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Владимир Высоцкий

Документальный спецпроект — Главком ВМФ адмирал Владимир Высоцкий (03.06.2024)




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Поражения Шубенкова и Савлукова, осечка Кнороз и двойной триумф Макаренко: чем запомнился «Мемориал Знаменских»

Академия Плющенко требует почти два миллиона со сбежавшей от них юной спортсменки

Медийный баскетбол, киберспорт и турнир ММА: Константин Пухов рассказал о мероприятиях Международного центра бокса (Наташа)


Ролан Гаррос

Андреева рассказала о своих планах на предстоящий матч с Соболенко во Франции



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России