Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2022

Plani franko-gjerman, “bazë e mirë” për bisedime të mëtejshme

0

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një “bazë e mirë” për bisedime të mëtejshme drejt këtij qëllimi, thonë nga Qeveria e Kosovës.

“Kemi dhënë komentet dhe vërejtjet tona, si dhe kemi shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për intensifikimin e diskutimeve mbi këtë propozim”, thotë zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk jep detaje se çfarë vërejtjesh ose komentesh ka dhënë Qeveria e Kosovës.

Propozimi i BE-së, i njohur edhe si plani franko-gjerman, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në tekstin e propozimit, që siguroi dhe publikoi REL-i një ditë më parë, nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - gjëra në të cilat insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë.

Një version i këtij propozimi u është dorëzuar tashmë të dyja vendeve.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi të hënën se ai u është dërguar edhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së.

“Kemi shumë mbështetje [për planin]. Ky nuk është më vetëm plani im, por plani i 27 vendeve anëtare të BE-së”, tha Borrell.

Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, shtoi ai, të gjithë ministrat ranë dakord se plani duhet paraqitur si çështje urgjente.

Për më shumë rreth zhvillimeve në veri, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Disa përfaqësues të partive opozitare në Kosovë ndajnë, po ashtu, mendimin se propozimi i BE-së, edhe si i tillë, ofron një bazë të pranueshme për bisedime të mëtejshme me Serbinë.

“[Me këtë propozim] marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë rregullohen në bazë të kapitujve të Kartës së OKB-së për marrëdhëniet mes shteteve”, thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për Radion Evropa e Lirë.

“Unë besoj se baza është e qëndrueshme dhe kjo marrëveshje [propozim] është e qëndrueshme, dhe [në fund] e zgjidh çështjen e mbetur pezull - pra të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. Nuk shoh se do të duhet prapë në të ardhmen të bisedohet për njohjen e ndërsjellë, për shkak se [ky propozim] e zgjidh nyjën e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, thotë Haradinaj.

Nga partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nënkryetari Lutfi Haziri thotë se kjo parti nuk ka ende qëndrim të prerë për propozimin e BE-së.

“Ne, parimisht, dialogut i kemi dhënë mbështetje, por konsensusi për dokument të tillë nuk është arritur. Ende nuk kemi thënë po, apo nuk e kemi refuzuar një dokument, i cili nuk na është prezantuar dhe nuk është kërkuar nga ne që t’i japim mbështetje”, thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.

Në Kosovë thonë se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, ndërsa në Serbi insistojnë në zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkuptojnë me të.

Njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se propozimi i BE-së duhet pranuar, vetëm nëse negociatat rreth tij çojnë përfundimisht në njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

“Plani si i tillë, sikur të ishte plan final, nuk do të duhej të pranohej nga Kosova, sepse nuk siguron as njohjen e ndërsjellë dhe, rrjedhimisht, nuk siguron as paqe afatgjate”, thotë Paçarizi.

Qysh në fund të verës, në opinion kanë qarkulluar informacione për ekzistencën e një propozimi të tillë, por, deri së voni, ato nuk janë konfirmuar nga zyrtarët e BE-së.

Javën e kaluar, Borrell konfirmoi se Kosova dhe Serbia kanë marrë tashmë një version të planit.

Në dokumentin që ka siguruar REL nënvizohet se Kosova dhe Serbia do të kenë si pikënisje qëllimin dhe parimet e vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht respektimin e pavarësisë, autonomisë, integritetit territorial dhe të së drejtës për vetëvendosje, si dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Sipas propozimit, palët do të zhvillonin marrëdhënie të mira fqinjësore mes vete, duke u bazuar në të drejtat e barabarta, si dhe do t’i njihnin simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, targat e veturave, diplomat dhe vulat doganore.

Të gjitha mospajtimet, sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhnin me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.

Zyrtarët në Serbi kanë thënë më herët se propozimi nuk është i favorshëm për ta.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Кристина Агилера в боди вышла на сцену после похудения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

Гонки на яхтах и практики лидеров рынка: предприниматели Татарстана станут участниками образовательной регаты в Москве

Чья компания сильнее всех?


Камила Джорджи

Экс‑теннисистка Джорджи обвиняется в краже мебели и ковров на €100 тысяч — СМИ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Киев

Зеленский объяснил, почему не хочет приглашать РФ на «саммит мира»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России