Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2022

Vuçiq: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do t’i respektojë

0
Vuçiq: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do t’i respektojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pyeti të mërkurën partnerët perëndimorë “nëse do t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë bërë vetë”.

Vuçiq i bëri komentet në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, në prag të takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se “i kërkon Perëndimit të tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumente të rëndësishme do të respektojë”.

Shumica e dokumenteve që përmendi Vuçiq, i referohen Kosovës.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur në dokumentin e gjashtë - shumë të rëndësishëm të BE-së nga viti 2003 - dokumentin e famshëm të Selanikut, për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se në Marrëveshjen e Selanikut ekziston një klauzolë që thotë se do të mbështetet zbatimi i Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Dhe, në vazhdën e dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE të së ashtuquajturës Kosovë, pyetja ime është se a do t’i respektojnë dokumentet që i kanë sjellë vetë”, tha Vuçiq.

Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në BE, i cili një ditë më vonë do të dorëzohet në Republikën Çeke - vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. Krerët shtetërorë thanë se ky është moment historik dhe shtuan se presin që blloku të mbështesë aplikimin e Prishtinës.

Kosova është vendi i fundit në rajon sa i përket rrugëtimit evropian, pasi deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale të nënshkruar me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtete të BE-së, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur së fundmi dhe kanë kulmuar me ngritjen e barrikave në veri më 10 dhjetor nga serbët lokalë. Vuçiq ka paralajmëruar se do t’i drejtohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me kërkesë që të dërgojë deri në 1.000 trupa ushtarake dhe policore në Kosovë.

Serbia ka argumentuar se ka të drejtë të dislokojë trupa në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ekspertët e sigurisë dhe kushtetues kanë argumentuar se as kjo rezolutë, e as dokumentet e tjera, nuk i japin të drejtë Serbisë të dislokojë forca në Kosovë.

I dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i tha REL-it më 13 dhjetor se Uashingtoni është “kategorisht” kundër lejimit që Serbia të dislokojë trupa në Kosovë.

“Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara me pjesëmarrjen e tyre në KFOR”, tha Escobar.

*Video: Intervista e plotë e Gabriel Escobar dhënë për REL-in

Në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në këtë pjesë të shtetit.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал об уникальных составах, которые поедут по БКЛ в эти выходные





Москва

Вендор технологических решений DатаРу перешел на сервис кадрового ЭДО от HRlink


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил об увеличении числа резидентов ОЭЗ «Технополис «Москва»



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Песня

В Российском национальном Музее Музыки пройдет концерт «Курские Песни 2.0»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Люберчане стали серебряными призерами всероссийского турнира «Быстрый прорыв»

Кто создает «креативный код» страны?

В Росгвардии стартовал чемпионат по боксу "Кубок Победы"


ATP

Диего Шварцман: «Два чилийца в полуфинале в Риме. Шесть латиноамериканцев в топ-30. А ATP в следующем году уберет один из турниров в Южной Америке»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Сергей Шнуров

Mash: лидер «Ленинграда» Шнуров задолжал налоговой больше 4,5 млн рублей



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России