Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2024

Fethullah Gulen, rival i Erdoganit, vdes në SHBA

0
Kleriku turk, Fethullah Gulen, ka vdekur në moshën 83-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, tha ueb-faqja Herkul, që publikon predikimet e tij.


Gulen, dikur aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ishte akuzuar për orkestrimin e grusht shtetit të dështuar në Turqi më 2016.


“Mësuesi ynë vdiq më 20 tetor 2024 në orën 21:20 në spitalin ku për një kohë po trajtohej”, tha ueb-faqja në një postim në X më 21 tetor, duke shtuar se mjekët e tij do të dalin me një deklaratë lidhur me këtë çështje “në orët në vijim”.


Kjo ueb-faqe nuk tregoi se për çfarë po trajtohej Guleni. Ai kishte jetuar në mërgim në SHBA që nga viti 1999 dhe i ishte hequr shtetësia turke më 2017.


CNN Turk citoi nipin e Gulenit, që konfirmoi njoftimin e ueb-faqes Herkul.


Grusht shteti i dështuar kundër Erdoganit dhe qeverisë së tij ishte një pikë kthese për shteti. Afër 250 persona u vranë, kur ushtarët e rebeluar rrëmbyen avionë, tanke dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake, teksa tentuan të rrëzonin presidentin nga pushteti.




Kjo ngjarje nxiti Qeverinë turke që të shpallte luftë kundër rrjetit të Gulenit – e njohur si Hizmet, që në shqip do të thotë shërbim – duke thënë se ai është përgjegjës për puçin, akuzë e mohuar nga Guleni.


Turqia e konsideron organizatë terroriste lëvizjen Hizmet. Kjo lëvizje ka ndikim dhe kryesisht është e përfshirë në aktivitete arsimore dhe promovon shoqërinë civile.  


Pas puçit të dështuar, mijëra persona u arrestuan në Turqi dhe tensionet u rritën mes Ankarasë dhe çdo shteti që kishte lidhje me Gulenin, edhe pse shumica e rrjetit të tij ka shkolla private.


Në vitet e fundit, ka pasur raportime që qytetarë turq të akuzuar për lidhje me Gulenin janë arrestuar dhe dërguar në Turqi.


Në mars të vitit 2018, Kosova arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në shkollën private “Mehmet Akif” në Prishtinë.




Të gjithë të arrestuarit, ndërkohë, janë përballur me procese gjyqësore në Turqi dhe në fund janë dënuar gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.






Губернаторы России





Губернаторы России
103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России