Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2025

Vritet një person në Prishtinë

0

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e 25 marsit.

Policia e Kosovës tha se rasti është raportuar në orën 22:25, duke shtuar se “dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Personi i dytë që mbeti i plagosur, sipas autoriteteve, është duke marrë trajtim mjekësor.

Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen.

Kjo është vrasja e tretë që ka ndodhur në Kosovë në ditët e fundit. Mbrëmjen e 23 marsit, një 19-vjeçar u vra me armë zjarri në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Autoritetet kapën të dyshuarin dhe ai thuhet se ka pranuar fajësinë.

Më 24 mars, Vushtrria u trondit sërish nga një ngjarje e rëndë. Një grua 42-vjeçare u vra në fshatin Stanoc. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, më pas vrau veten.

Autoritetet kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtyre rasteve.

Sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, më 2024 në Kosovë kishin ndodhur 17 vrasje, ndërkaq në vitin paraprak ishin regjistruar 29 vrasje.

Ekspertët e sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante dhe kërkon vëmendje maksimale nga institucionet.

Eksperti Valdet Hoxha, tha për REL-in se institucionet duhet të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë ndërgjegjësimin e të rinjve që në moshë të hershme për pasojat e armëve.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm politika ndëshkimore, por duhet të ketë edhe fushata vetëdijesimi dhe amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme.

Sipas Ligjit për armët në Kosovë, çdo person që ka së paku 21 vjet mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë.

Personat që duhen të pajisen me armë duhet të posedojnë aftësi psiko-fizike dhe të kalojnë një test teorik dhe praktik.

Po ashtu, kërkohet që aplikuesit të kenë arsye të besueshme përse kanë nevojë për armë, si dhe të mos kenë të kaluar kriminale.

Në Kosovë llogaritet se janë mbi 230.000 armë pa leje në duart e qytetarëve.

Policia tha se në baza vjetore konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë pa leje.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России