Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2025

MPJD: Serbia nuk ka interes që të normalizojë raportet me Kosovën

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) e ka akuzuar Serbinë se nuk ka “asnjë interes” që të normalizojë raportet me Kosovën.

MPJD tha se këtë Serbia e dëshmoi me reagimin që bëri kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia më 26 mars.

“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha MPJD-ja.

Kenia e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 mars dhe Serbia tha se një vendim i tillë përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron shtetin si pjesë të saj.

MPJD e cilësoi këtë deklaratë si kërcënim “të drejtpërdrejtë dhe alarmues” kundër Kosovës.

“Duke deklaruar se do ta mbrojë ‘me vendosmëri më të madhe’ sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion”, tha MPJD, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i marrë seriozisht “këto kërcënime”.

“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar presidenti [i Francës, Emmanuel] Macron, kancelari [gjerman, Olaf] Scholz dhe kryeministrja [e Italisë, Giorgia] Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”, u tha në reagim.

MPJD tha se Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën më 2023, përmes refuzimit “të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.

Kosova tha se Serbia nuk po e respekton opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 doli në përfundim se pavarësia e Kosovës – e shpallur më 2008 – nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ndërkaq, në reagimin e saj më 27 mars pretendoi se gjatë tetë vjetëve të fundit, 28 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

MPJD e cilësoi një pretendim të tillë si “gënjeshtër të paskrupullt” dhe tha se përpjekjet e Serbisë për të “minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës përmes manovrave të sajuara diplomatike kanë dështuar vazhdimisht”.

Sipas të dhënave zyrtare të MPJD-së, Kosovën deri më tani e kanë njohur 118 vende.

Viteve të fundit, Serbia shpesh ka pretenduar se shtete të caktuara e kanë tërhequr njohjen për Kosovën.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России