Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2025

LVV-ja i drejtohet Kushtetueses kundër vendimit të Supremes për votat me postë

0

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të enjten pasdite se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme, e cila një ditë më parë e rrëzoi ankesën e kësaj partie ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) në lidhje me votimin me postë.

Ajo tha se gjithashtu ka kërkuar nga Kushtetuesja të vendosë “masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes”.

“Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, shkroi LVV në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar vazhdimisht anulimin e votave me postë që i ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe rivotim, duke e akuzuar këtë parti për “manipulim”.

Supremja rrëzoi të mërkurën si të pathemeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj vendimit të PZAP-it, i cili nuk e kishte pranuar kërkesën e saj për anulimin e votave me postë dhe shkuarjen në rivotim me postë.

LDK-ja i ka hedhur poshtë akuzat e LVV-së, duke thënë se kërkesa për anulimin e votave me postë po bëhet "vetëm pse nuk u pëlqen rezultati".

Mbi 84.000 shtetas të Kosovës në mërgatë kishin zgjedhur të votonin përmes postës për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas (KQZ). LVV-ja fitoi më së shumti vota nga votimi me postë, 51.57 për qind, duke e lënë LDK-në në vendin e dytë me 30.55 për qind të votave.

Vendimi i partisë së kryeministrit Albin Kurti për t’u ankuar në Kushtetuese vjen në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Dy anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kundërshtuan certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në këtë kohë.

Kurteshi e paralajmëroi këtë në mbledhjen e KQZ-së, duke thënë se “ne do t’i ndjekim rrugët ligjore dhe do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese për masë të përkohshme për moszbatimin e kësaj pjese të votave”.

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit i ka hapur rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës, por ankesa e LVV-së në Kushtetuese mund të jetë pengesë e re.

LVV-ja i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit me 42.30 për qind të votave, duke i lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 18.27 për qind.

Asnjëra parti nuk arriti t'i sigurojë të paktën 61 ulëset e nevojshme në Kuvendin me 120 sosh për ta formuar e vetme Qeverinë e re.

Pra, i bie që për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России