Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2025

Marine Le Penit i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027

0

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar.

Gjykata ia ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, çfarë do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.

Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim - dy prej të cilëve do të pezullohen.

Dy të tjerët, ndërkaq, do t'i kalojë me etiketë elektronike dhe jo në paraburgim.

Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë.

Me shumë mundësi, Le Pen do ta apelojë dënimin me burg, kështu që ai nuk do të zbatohet tani.

Ajo u largua nga salla e gjyqit derisa gjyqtari lexonte dënimin.

Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera partiake, u akuzuan për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante.

Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”.

Për zgjedhjet e vitit 2027, ajo tha se do të ishin përpjekja e saj e katërt dhe e fundit për të marrë kryesimin e Presidencës franceze.

Reagimet pas shqiptimit të dënimit"Sot nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që u dënua padrejtësisht: është demokracia franceze ajo që u vra", tha kryetari i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella.

"Unë jam Marine", shkroi në X kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, tha se "vendimi kundër Marine Le Penit është një shpallje lufte nga Brukseli".

Sipas tij, "impulset luftarake" të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, "janë të frikshme".

"Ne nuk do të trembemi, nuk do të ndalemi", tha ai.

Për zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, "gjithnjë e më shumë kryeqytete evropiane po shkojnë në rrugën e nëpërkëmbjes së normave demokratike".

"Natyrisht, ne nuk duam të ndërhyjmë në punët e brendshme të Francës, nuk e kemi bërë kurrë këtë... Por, në përgjithësi, vëzhgimet tona për kryeqytetet evropiane tregojnë se ato nuk ngurrojnë aspak të shkojnë përtej demokracisë, gjatë proceseve politike", tha Peskov.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России