Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2025

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi autoritetet kosovare njoftuan se kishin ndaluar 16 serbë në jug dhe jugperëndim të vendit, para se t’i lironin shumicën prej tyre.

“Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë, Presidentja Osmani theksoi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura ilegale dhe banda kriminale serbe”, tha Presidenca e Kosovës në Facebook.

Në bisedën me Prattipatiin, Osmani tha se serbët e arrestuar në Gjakovë dhe në Prizren “kishin ndërlidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës, sipas hetimeve fillestare”.

“Presidentja theksoi se ky veprim është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga Serbia për destabilizimin e Kosovës, përmes kërcënimeve dhe dhunës. Sipas Presidentes, kjo përbën një ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për katër të ndaluarit në Gjakova, prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim, duke i akuzuar për shkelje të ligjit të armëve.

Ndërsa, 10 prej 12 të arrestuarve në Prizren janë liruar tashmë. Dy të tjerët me inicialet L.S. dhe S.R. po mbahen në paraburgim.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar në dy ditët e fundit, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.

Sveçla shtoi se, sipas të dhënave fillestare, dyshohej se këto grupe “kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”.

Beogradi e ka mohuar këtë, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që tha se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России