Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2025

BE-ja do t’i pezullojë tarifat për mallrat amerikane

0

Komisioni Evropian njoftoi të enjten se do t’i pezullojë për 90 ditë masat hakmarrëse kundër tarifave të reja nga Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump i pezulloi fillimisht tarifat e tij dhe la hapësirë për arritjen e një zgjidhjeje përmes bisedimeve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se komisioni, i cili merret me tregtinë për 27 vendet e bllokut, “e mori parasysh njoftimin e presidentit Trump”.

Tarifat e reja të BE-së ndaj mallrave amerikane në vlerë të 20.9 miliardë eurove do të pezullohen për 90 ditë, sepse “ne duam t’u japim mundësi bisedimeve”, tha ajo në një komunikatë.

Megjithatë, ajo paralajmëroi: “Nëse bisedimet nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të hyjnë në fuqi”.

Ditë më parë, Trumpi vendosi tarifa prej 20 për qind ndaj mallrave nga BE-ja, si pjesë e tarifave të tij të mëdha ndaj partnerëve tregtarë nga e gjithë bota. Megjithatë, të mërkurën ai njoftoi se do t’i pezullojë ato për 90 ditë, për t’u dhënë mundësi vendeve të gjejnë një zgjidhje përmes bisedimeve.

Pezullimi i tarifave të Trumpit nuk vlen për Kinën. Trump e rriti tarifën ndaj importeve kineze në 125% të mërkurën vonë.

Von der Leyen e përshkroi pezullimin e tarifave reciproke nga Trump si “hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.

“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore që tregtia dhe zinxhirët e furnizimit të funksionojnë”, tha ajo.

Para njoftimit të Trumpit të mërkurën, vendet anëtare të BE-së kishin votuar për të miratuar tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikan në vlerë prej 23 miliardë dollarësh, si përgjigje ndaj tarifave të Trumpit prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar nga blloku.

BE-ja, partnerja më e madhe tregtare e SHBA-së, i përshkroi ato si “të paarsyeshme dhe të dëmshme”.

Tarifat pritej të hynin në fuqi në faza të ndryshme, disa më 15 prill, të tjera më 15 maj dhe 1 dhjetor. Komisioni Evropian nuk dha ndonjë listë të mallrave të prekura.

Megjithatë, hyrja e tyre në fuqi është pezulluar të enjten për 90 ditë, siç njoftoi von der Leyen.

Anëtarët e BE-së – bllokut më të madh tregtar në botë – e kanë përsëritur parapëlqimin e tyre për një marrëveshje të negociuar për t’i zgjidhur çështjet tregtare.

Më herët, shefja e degës ekzekutive të BE-së – që negocion marrëveshje dhe mosmarrëveshje tregtare në emër të vendeve anëtare – tha se Evropa synon të ketë partneritete të shumëfishta tregtare.

Ajo tha se BE-ja do të vazhdojë “të angazhohet me vende që përbëjnë 87% të tregtisë globale dhe që ndajnë qëndrimin tonë për një shkëmbim të lirë dhe të hapur të mallrave, shërbimeve dhe ideve”, si dhe për t’i hequr barrierat ndaj tregtisë brenda tregut të saj të përbashkët.

“Së bashku, evropianët do të dalin më të fortë nga kjo krizë”, tha von der Leyen.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России