Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2025

Limaj për krijimin e qeverisë: S’kemi marrëveshje, por do ta japim kontributin tonë

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha partia e tij është e gatshme të punojë për krijimin e institucioneve, megjithëse theksoi se ende nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike.

“Ne do të japim kontributin tonë. Ne presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese. Ne do ta luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve, për aq sa neve na takon — dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, tha Limaj.

Votat e tre përfaqësuesve të Nismës Socialdemokrate mund të jenë kyçe për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, votim në të cilin PDK-ja ka thënë se s'do të marrë pjesë.

LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin.

Për votimin e kryetarit kërkohen 61 vota.

Vetëm pas kësaj, LVV-ja do të mund të vazhdojë me përpjekjet për të formuar Qeverinë e re, për të cilën po ashtu kërkohen 61 vota.

Limaj tha se është i gatshëm të takohet dhe bisedojë me këdo nga partitë e tjera politike, përfshirë partitë opozitare.

“NISMA është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i fitojë institucionet.

Çka do të ndodhë, do ta shohim nesër”, shtoi Limaj.

Ai tha se Kosovën tani e presin shumë sfida dhe është e rëndësishme që institucionet të krijohen për t’i ofruar vendit “një mundësi më të madhe Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe politik”.

Më herët, Kurti kishte thënë se mëton që brenda një dite të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Megjithatë, më herët gjatë së hënës, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.

LVV-ja ka thënë më herët se preferon një ekzekutiv me partitë nga komunitetet joserbe, por së fundi ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me një parti shqiptare.

AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në për Qeverinë. Por, Nisma nuk i ka vendosur vija të kuqe, ndërkaq nga PDK-ja kanë thënë se ndonëse nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, preferon një ekzekutiv pa LVV-në.

Megjithatë, Kurti nuk e ka mbështetjen e plotë edhe të partive joserbe – që tradicionalisht kanë mbështetur Qeverinë. Disa nga partitë joserbe, që kanë dhjetë ulëse në Kuvend, kanë paraqitur kërkesa në këmbim të votës së tyre për qeverinë.

Nëse LVV-ja dështon të formojë Qeverinë, atëherë është në dorën e presidentes, Vjosa Osmani, që të mandatojë një subjekt politik që dëshmon se i ka numrat.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dytë në zgjedhje me 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 20 ulëse dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë tetë deputetë.

PDK-ja ka thënë se është e gatshme ta marrë këtë përgjegjësi. LDK-ja, me 20 ulëse, ka vendosur kusht për bashkëpunimin me partitë opozitare. Kushti është marrja e postit të kryeministrit, por PDK-ja ka thënë se ky post i takon asaj. AAK-ja, ndërkaq, nuk ka vendosur asnjë kusht për një koalicion të mundshëm të partive opozitare.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России