Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2025

Autoritetet e Bosnjës arsyetojnë numrin e vogël të policëve gjatë tentimit për arrestimin e Dodikut

0

Nga Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftuan më 24 prill se në përpjekje për të arrestuar një ditë më parë presidentin e entitetit të Republika Sërpska (RS), Millorad Dodik, kanë angazhuar "një numër të vogël zyrtarësh policorë me rroba civile".

Nga kjo agjenci shtuan se kjo u bë "me qëllim të zvogëlimit të rrezikut dhe shmangies së ndonjë konflikti të mundshëm" gjatë zbatimit të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe Prokuroria shtetërore.

"Kjo është gjithashtu një dëshmi se agjencia ka kujdes që të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë në Bosnjë dhe Hercegovinë", thuhet në njoftimin e SIPA-s.

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të entitetit të Republikës Sërpska në orët e mbrëmjes së 23 prillit kanë penguar hyrjen e pjesëtarëve të SIPA-s në ndërtesën e Qendrës Administrative të Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, ku në atë moment ndodhej Dodiku.

Dodik, së bashku me kryetarin e Parlamentit të RS-së, Nenad Stevandiq, dhe kryeministrin Radovan Vishkoviq, akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi nuk janë përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur në marrje në pyetje.

SIPA ka bërë të ditur se gjatë operacionit, zyrtarët e saj policorë i kanë njoftuar oficerët e MPB-së të Republikës Sërpska, që ndodheshin përballë selisë së Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, si dhe sigurimin personal të Dodikut, për qëllimin e tyre për ta arrestuar Dodikun sipas një urdhri gjyqësor, por atyre u është thënë se arrestimi i Dodikut nuk do të lejohet.

Ata theksuan se pjesëtarët e MPB-së të RS-së i kanë njoftuar kolegët e SIPA-s se ata "po marrin masa dhe veprime në përputhje me kompetencat e tyre për mbrojtjen e personit të mbrojtur, në përputhje me ligjet e RS-së".

"Për shkak të arsyeve të mësipërme, urdhri nuk u realizua, pas çka zyrtarët policorë të Agjencisë u larguan nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e SIPA-s.

Në ndërkohë, po pritet edhe përgjigja ndaj kërkesës së Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila ka kërkuar nga INTERPOL-i që të rishikojë vendimin për refuzimin e kërkesës për lëshimin e një njoftimi të kuq ndërkombëtar për përfaqësuesit e udhëheqjes së Republikës Sërpska.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, INTERPOL, nuk ka lëshuar një njoftim të kuq ndërkombëtar për Millorad Dodikun dhe Nenad Stevandiqin, pasi Gjykata e Bosnjës i kërkoi kësaj organizate një gjë të tillë më 27 mars.

Prokuroria e Bosnjës më herët kishte kërkuar lëshimin e një urdhri ndërkombëtar të kërkimit, duke argumentuar se Dodik dhe Stevandiq, "duke përdorur pozitat e tyre të larta në RS, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit të kufirit, kaluan kufirin shtetëror dhe u larguan nga Bosnja".

Të dy funksionarët e lartë janë larguar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe janë kthyer disa herë në vend, pas lëshimit të fletarrestimit qendror.

Pasi në fund të shkurtit, me një vendim të gjykatës së shkallës së parë, Dodik iu shqiptua një dënim me burg prej një viti dhe iu ndalua të merret me politikë për gjashtë vjet, autoritetet e RS-së miratuan një sërë ligjesh që ndalojnë veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe hetimit shtetëror të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России