Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2025

Kryediplomati i Iranit i gatshëm të vizitojë kryeqytetet evropiane për bisedime bërthamore

0

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se ai është i gatshëm që të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për bisedime për programin bërthamor të shtetit të tij.

Teherani së voni ka rihapur bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar dy runde bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Omani. Rundi i tretë pritet të mbahet të shtunën në Oman.

Gjermania, Franca dhe Britania, së bashku me SHBA-në, janë shtetet që ishin nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015, që i lehtësoi sanksionet ndërkombëtare ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Por, marrëveshja u prish pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më 2018.

“Pas konsultimeve të mia të fundit në Moskë dhe Pekin, jam i gatshëm të ndërmarr hapin e parë me vizita në Paris, Berlin dhe Londër”, shkroi Araghchi në X, duke shtuar se ai është i hapur për bisedime “jo vetëm për çështje bërthamore, por për çdo fushë tjetër me interes dhe shqetësim të përbashkët”.

Araghchi ishte në Kinë një ditë më parë ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, para bisedimeve të së shtunës me SHBA-në.

Javën e kaluar ai vizitoi Moskën për bisedime të ngjashme. Atje ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Araghchi shprehu kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit me aleatët, Kinën dhe Rusisë, por tha të enjten se marrëdhëniet me tre fuqitë evropiane, ose E3 (Franca, Gjermania dhe Britania), “aktualisht janë në rënie”.

Ai shtoi se “tani topi është në fushën e E3-së”, duke theksuar se ata “kanë një mundësi të shkëputen nga ndikimi i grupeve të interesit të veçantë dhe të ndjekin një rrugë tjetër”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, tha për AFP-në se Parisi do të presë që të shohë nëse njoftimi nga kryediplomati iranian do të pasohet me ndonjë veprim konkret.

Ai shtoi se Franca ka vullnet që të vazhdojë dialogun me iranianët sa i përket çështjeve bërthamore.

Gjermania dhe Britania ende nuk janë deklaruar lidhur me mundësinë e vizitës së ministrit të Jashtëm iranian.

Irani dhe E3 kanë ndërmarrë së fundmi hapa për të rinisur dialogun mbi çështjen bërthamore, duke zhvilluar disa takime që nga fundi i vitit të kaluar.

Pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, Teherani respektoi marrëveshjen e vitit 2015 për një vit, përpara se të fillonte të tërhiqej gradualisht nga pakti, duke rritur pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind – përqindje shumë e lartë krahasuar me kufirin e përcaktuar prej 3.67 për qind në marrëveshje, por ende nën nivelin 90 për qind të nevojshëm për krijimin e një bombe bërthamore.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России