Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2025

Rritet numri i viktimave nga sulmet izraelite në Gazë

0

Numri i viktimave nga sulmet izraelite në mbarë Rripin e Gazës më 24 prill është rritur në të paktën 50.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Paraprakisht, kjo ministri kishte njoftuar për 39 viktima nga sulmet e kryera nga Izraeli.

Sulmet vdekjeprurëse ajrore goditën ndërtesa banimi, një stacion policor, një tendë ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur, por edhe lokacione të tjera.

Në një sulm ajror në veri të Gazës u vranë të paktën 18 persona, ndërkaq në një tjetër edhe 11 të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Ushtria izraelite tha se sulmi ndaj stacionit policor u krye për të shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe rinisi luftën e tij ajrore dhe tokësore mbi një muaj më parë. Izraeli po ashtu që nga fillimi i marsit ka bllokuar furnizimet me ushqim dhe importe të tjera për territorin ku jetojnë 2 milionë palestinezë, me qëllim që t’i bëjë presion Hamasit për lirimin e pengjeve.

Hamasi ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura – 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë – vetëm në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, të një armëpushimi afatgjatë dhe në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit. Në anën tjetër, Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë 251 pengje. Shumica e pengjeve janë liruar më pas gjatë armëpushimeve apo marrëveshjeve të tjera.

Ofensiva e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 51.000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Izraeli pretendon se ka vrarë afër 20.000 militantë, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России