Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2025

Papa i ri, Leoni XIV zotohet se kisha do t’i ndriçojë "netët e errëta" të botës

0

Papa Leoni XIV e mbajti meshën e tij të parë të premten në Kapelën Sistine, ku u zgjodh papë një ditë më parë, duke paralajmëruar për rreziqet që sjell mungesa e besimit dhe duke shpresuar se Kisha Katolike do të mund të jetë fener që ndriçon “netët e errëta” të botës.
Leoni, ish-kardinali me emrin Robert Prevost dhe papa i parë amerikan, dukej i qetë derisa drejtonte meshën në kapelën e famshme të zbukuruar me afreske, përkrah të njëjtëve kardinalë që e zgjodhën si papën e 267-të dhe pasardhës të Papa Françeskut.
I veshur me petka relativisht të thjeshta në ngjyrë të bardhë dhe ari, Leoni XIV - i lindur në Çikago - i tha disa fjalë në anglisht para se të vazhdonte predikimin e tij me një italishte të rrjedhshme.
Gjatë meshës, Leoni XIV, 69 vjeç, e përshkroi vizionin e tij për kishën që dëshiron ta ndërtojë, duke thënë se synon të shërbejë si "administrator besnik" për të gjithë kishën.
Papa i ri - që udhëheq 1.4 miliard katolikë në mbarë botën - e pranoi se besimi i krishterë ndonjëherë "cilësohet absurd" dhe si diçka që u përket “të dobëtëve dhe të paarsimuarve”.
“Mungesa e besimit shpesh shoqërohet tragjikisht me humbjen e kuptimit të jetës, neglizhencën e mëshirës, shkelje të tmerrshme të dinjitetit njerëzor, krizën e familjes dhe shumë plagë të tjera që e godasin shoqërinë tonë”, tha ai.

Ai u zgjodh papë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë të konklavës.
Kush është papa i ri?Robert Prevost, 69 vjeç, misionar që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke shërbyer në Peru, ishte ndër kandidatët kryesorë për papë – përveç se kishte një pengese: shtetësinë.
Prej kohësh ka ekzistuar një tabu ndaj përzgjedhjes së një pape amerikan, për shkak të fuqisë gjeopolitike që Shtetet e Bashkuara ushtrojnë në sferën sekulare.
Megjithatë, Prevost, me origjinë nga Çikago, duke qenë edhe shtetas i Perusë dhe kishte jetuar për vite të tëra atje – fillimisht si misionar dhe më pas si kryepeshkop – u pa si një figurë e pranueshme.
Papa Françesku kishte kthyer sytë te Prevost prej kohësh dhe, në shumë aspekte, e konsideronte atë si pasuesin e tij të mundshëm.
Në vitin 2023, e solli në Vatikan për ta emëruar në krye të dikasterit të fuqishëm që shqyrton emërimet e ipeshkvijve nga e gjithë bota – një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike.
Si rrjedhojë, Prevost kishte një profil të lartë në konklavë, të cilin pak kardinalë të tjerë e gëzonin.
Pas zgjedhjes së papës së ri, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se "është shumë nder që ai është papa i parë që është amerikan".
"Çfarë emocioni dhe çfarë nderi të madh për vendin tonë. Mezi pres ta takojë Papë Leonin e 14-të. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm", tha Trump.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России