Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2025

Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gazë

0

Më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Kjo ministri, që është pjesë e administratës së drejtuar nga Hamasi, tha se numri i të vrarëve ka arritur në 60.034, ndërsa mbi 145.870 persona janë plagosur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Ministria nuk specifikoi sa nga të vrarët janë civilë apo militantë, por tha se rreth gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Ministria është e përbërë nga profesionistë të fushës mjekësore, dhe Kombet e Bashkuara, ashtu si edhe ekspertë të pavarur, i konsiderojnë statistikat e saj si më të besueshmet sa i përket numrit të viktimave.

Ofensiva izraelite ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë dhe ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare.

Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) paralajmëroi se kriza e urisë së shkaktuar nga njeriu mund të klasifikohet zyrtarisht si uri masive, me shpresën se kjo mund të rrisë presionin ndaj Izraelit për të lejuar dërgimin e shumë më tepër ndihmave ushqimore.

"Dëshmitë në rritje tregojnë se uria e përhapur, kequshqyerja dhe sëmundjet po shkaktojnë një rritje të vdekjeve të lidhura me mungesën e ushqimit", thuhet në raportin e IPC-së.

Ky institucion shtoi se do të kryejë shpejt analizën formale që do t’i mundësonte ta shpallte Gazën si “në uri masive”.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona – shumica civilë – në sulmin ndaj Izraelit që shkaktoi shpërthimin e luftës në Gazë dhe rrëmbyen edhe 251 të tjerë. Aktualisht ata mbajnë peng rreth 50 persona, nga të cilët besohet se 20 janë ende gjallë, pasi pjesa tjetër është liruar gjatë armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera.

Lufta mori një kthesë të madhe në fillim të marsit, kur Izraeli vendosi një bllokadë të plotë për më shumë se dy muaj e gjysmë, duke ndaluar hyrjen e ushqimeve, barnave, karburanteve dhe mallrave të tjera. Disa javë më vonë, Izraeli e ndërpreu armëpushimin me një bombardim të befasishëm dhe nisi të pushtonte pjesë të mëdha të Gazës – masa që tha se kishin për qëllim të shtonin presionin mbi Hamasin për të liruar më shumë pengje.

Që atëherë, të paktën 8.867 palestinezë janë vrarë.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России