Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2025

Themelorja refuzon kërkesën e Besim Kelmendit, ai paralajmëron ankesë në Apel

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e Besim Kelmendit, përmes së cilës ai kërkoi masë të përkohshme të sigurisë dhe pezullim të vendimit të Këshillit Prokurorial (KPK) për shkarkimin e tij nga posti i ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.

Nga Gjykata Themelore konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se më 4 dhjetor është marrë vendim për padinë e Kelmendit ndaj KPK-së dhe se i njëjti u është dërguar palëve.

Gjykata Themelore ka argumentuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së përkohshme, siç parashihet në Ligjin për konfliktet administrative. Po ashtu, kjo gjykatë ka konstatuar se pretendimet për dëm të reputacionit dhe atë profesional nuk janë mbështetur në fakte konkrete.

Ky institucion tha se pezullimi i vendimit të KPK-së për shkarkimin e Kelmendit, do të cenonte interesin publik, do të krijonte paqartësi institucionale si dhe do të ndërpriste proceset e rregullta vendimmarrëse në sistemin prokurorial.

Avokati i Kelmendit, Flakron Sylejmani i tha Betimit për Drejtësi se vendimi i Themelores ka të bëjë vetëm me kërkesën për masë të përkohshme dhe se ligjshmëria e vendimit për shkarkim nuk është vlerësuar.

Më 25 nëntor, Themelorja konfirmoi se kishte pranuar padinë e dorëzuar nga Kelmendi që kontestonte vendimin e KPK-së të datës 20 nëntor.

Kelmendi në padi ka argumentuar se ky vendim është marrë pa kuorum dhe pa respektim të procedurave ligjore. KPK-ja, ndërkaq, i kishte kërkuar Themelores që të refuzonte kërkesën e Kelmendit për masë të përkohshme, duke argumentuar se posti i u.d. Kryeprokurorit nuk përbën mandat të garantuar ligjor dhe është funksion i përkohshëm dhe i zëvendësueshëm. KPK-ja ka thënë se largimi i Kelmendit nga kjo pozitë nuk e ka cenuar statusin e tij profesional, pasi ai vazhdon të jetë prokuror i shtetit, pa humbur të drejtën e punësimit dhe pagës.

Vendimi për shkarkimin e Kelmendit ishte kontestuar nga organizatat joqeveritare që monitorojnë sistemin e drejtësisë, që kishin argumentuar se ai ishte një vendim i marrë në mungesë kuorumi në mbledhjen e KPK-së dhe se ishte një vendim “i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv”.

Për vendimin ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar. Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje që të respektohen ligjet dhe të ndiqen procedurat e duhura ligjore, ndërkaq Zyra e Bashkimit Evropian ka vlerësuar se shkarkimi i Kelmendit pengon reformat e nevojshme në KPK dhe shpërfill parimet e ligjit dhe minon përparimin e shtetit drejt bllokut evropian.

ReçakuKPK-ja mori vendim për shkarkimin e Kelmendit një ditë pasi ai u paraqit në Prokurorinë Speciale të Kosovës si dëshmitar lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur ka ndodhur masakra e Reçakut.

Kelmendi në një konferencë për media të mbajtur më 19 nëntor i mohoi raportimet se kishte bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviq, më 1999, e cila e kishte përsipër rastin e masakrës së Reçakut.

Atëbotë, Marinkoviq punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar".

Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë.

Kelmendi ka konfirmuar se është paraqitur në Prokurori si dëshmitar. Sipas tij, në atë periudhë ishte i punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional, duke theksuar se kryente punën e procesmbajtësit, andaj i mohoi akuzat se ishte asistent i Marinkoviqit.

Deklarimet e tij erdhën pas pretendimeve të medias lokale në Kosovë, Paparaci, se Kelmendi kishte qenë i përfshirë në trajtimin e rastit të Reçakut më 1999.

Sipas tij, Marinkoviq ishte gjyqtarja që “zhduku provat për masakrën e Reçakut”.

Pretendimet e atëhershme të gjyqtares serbe, Marinkoviq për masakrën e Reçakut, janë në linjë të njëjtë edhe me narrativin e tanishëm që kanë autoritetet serbe për këtë ngjarje.

William Walker, që gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kishte dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat.

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России