Gazetarja e REL-it shpërblehet me çmim për raportim në ekonomi
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka shpërblyer gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Nadije Ahmeti, për raportim dhe shkrim për sektorin financiar në vend.
Ahmeti mori çmim për shkrimin e saj “Dritarja e Investimeve: Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën”, në një ceremoni të hënën në Prishtinë.
BQK-ja tha se “ky vlerësim pasqyron cilësinë, saktësinë dhe qasjen tuaj profesionale, si dhe kontributin e dhënë në informimin e publikut mbi zhvillimet në sektorin financiar të Republikës së Kosovës”.
Në shkrimin e saj për dritaren e investimeve, Ahmeti suksesin dhe sfidat me të cilat është përballur kjo nismë e krijuar për t’i joshur investimet nga diaspora.
Ky është çmimi i dytë që gazetarja veterane e REL-it e fiton sivjet.
Në gusht, ajo u shpërblye nga Caritas-i zviceran në Kosovë me çmim për shkrimin më të mirë, “Perimet vendore shkojnë jashtë, tregu mbushet me import”.
