Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2026

A është Kosova destinacion i investimeve në turizëm?

0

5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.

Kosova është vend i atraksioneve të pazbuluara turistike, dhe duhet t’i shfrytëzojë asetet e saj natyrore për t’i nxitur turistët që ta vizitojnë, thotë Esad Islami nga Instituti për Turizëm dhe Marketing.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Islami pohon se mungon investimi infrastrukturor për qasje më të lehtë në pikat turistike malore, teksa thekson se Kosova ka potencial për investime të huaja në këtë fushë, por që investitorët kërkojnë siguri politike dhe juridike para se të vijnë.

“Më urgjente, unë mendoj, është investimi në krijimin e infrastrukturës, dhe në krijimin e kushteve në stimulimin e investitorëve të huaj në fushën e turizmit malor”, shton ai.

Islami thotë se duhet të ketë një angazhim institucional dhe privat, që Kosova të bëhet pikënisje e turizmit në rajon.

“Të punojnë në krijimin e guidave të strukturuara dhe në rritjen e netëve të qëndrimit në Kosovë, mos të shfrytëzohet vetëm si vend transit, kur dikush vjen në Shqipëri ose në Maqedoni [të Veriut], dhe kalon nëpër Kosovë për një ditë të shkurtër ose një gjysmë dite, por t’i ofrojmë atraktivitet që në Kosovë ia vlen të qëndrohet edhe më shumë se dy-tre ditë”.

Ai e përmend si problematike edhe ambientin jo të pastër dhe mbeturinat që turistët e huaj hasin kur vizitojnë atraksione të caktuara në Kosovë, por që, sipas tij, kapërcehen kur njihen me mikpritjen e njerëzve.

▶️ Shiko podkastin:

Dëgjo podkastin:

Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.

Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani | Producent: Trim Haliti







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России