Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2026
1 2 3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Hegseth: Ne nuk e nisëm luftën në Iran, por do ta përfundojmë

0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se operacioni në Iran, me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Donald Trump, është operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori.

“Ne nuk e filluam luftën, por nën presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, tha Hegseth në një adresim nga Penagoni.

Ai tha se Trump ka tërhequr vijën “pas 47 vjetësh armiqësi me Iranin”.

Paralajmëroi se kushdo që vret ose kërcënon amerikanë, do të ndiqet nga SHBA-ja - “pa kërkimfalje dhe pa hezitim”.

Mbulim direkt - Lajmet e fundit nga konflikti në Lindjen e MesmeShtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion të madh në Iran, më 28 shkurt, duke sulmuar caqet e ushtrisë dhe të regjimit klerik.

Trump tha se se qëllimi i operacionit, të koduar Tërbimi Epik, është të “sigurojë që Irani të mos pajiset me armë bërthamore”.

Ai u bëri thirrje forcave të armatosura të Iranit që t’i dorëzonin armët, në këmbim të “imunitetit të plotë” - në të kundërtën tha se “do të përballen me vdekje të sigurt”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe dhjetëra liderë të tjerë u konfirmuan të vrarë.

Në kundërpërgjigje, Irani po godet objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Hegseth tha se është e logjikshme që regjime si Irani nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe se Trump e ka “guximin” e nevojshëm për ta zbatuar këtë.

Kjo, sipas tij, nuk është “një luftë për ndryshim të ashtuquajtur regjimi”, por regjimi “me siguri ndryshoi dhe bota është më mirë nga kjo”.

Ai tha se operacioni kundër Iranit nuk do të çojë në një “luftë të pafund”.

Synimi i SHBA‑së është të shkatërrojë raketat e Teheranit dhe infrastrukturën tjetër të sigurisë, tha Hegseth.

Ai, po ashtu, akuzoi Teheranin se refuzoi të negociojë një marrëveshje “paqësore dhe të arsyeshme” me SHBA-në.

“Ata po zvarriteshin, duke blerë kohë për të ringarkuar rezervat e tyre të raketave dhe për të rinisur ambiciet e tyre bërthamore”, tha Hegseth.

“Presidenti Trump nuk i luan këto lojëra”, sipas tij.

“Ne luftojmë për të fituar dhe nuk humbasim kohë ose jetë”, shtoi Hegseth.

Operacioni Tërbimi Epik zhvillohet pas disa javësh kërcënime nga presidenti Trump se ai do të urdhërojë veprime ushtarake, nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje të re për programin e tij bërthamor.

Irani, në anën tjetër, këmbëngul se aktivitetet e tij bërthamore janë tërësisht paqësore.

Pas tij Hegsethit foli edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, Dan Caine, i cili, fillimisht, shprehu ngushëllime për ushtarët e vrarë dhe të plagosur gjatë operacionit në Iran.

Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane - Centcom njoftoi më herët se edhe një ushtar amerikan, i plagosur gjatë sulmeve të Iranit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Raportimet e mëparshme konfirmuan se gjatë operacioneve të vazhdueshme ushtarake dhe hakmarrëse në rajon, tre ushtarë amerikanë ishin vrarë dhe pesë të tjerë ishin plagosur rëndë.

“Ne presim të pësojmë humbje shtesë dhe, si gjithmonë, do të punojmë për t'i minimizuar humbjet e SHBA-së”, tha Caine.

Ai tha se operacioni në Iran përfshin Marinën, Korpusin e Marinës, Forcat Ajrore, Forcën Hapësinore dhe Rojën Bregdetare, të cilat punojnë në bashkëpunim me ushtrinë izraelite.

Përgatiti: Valona Tela







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России