Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2026
1 2 3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

MPJD: Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin me sloganin “Kosova është Serbi”

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit diplomatik.

Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës bëri të ditur se, menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet gjermane.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Termat dhe narrativët fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës janë përdorur shpesh në diskursin publik në Serbi, përfshirë nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Në mars të vitit të kaluar, gjatë një debati në Kuvendin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq iu referua mediave nga Kosova me terma fyes, pavarësisht se një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.

Çfarë përfaqëson ky term fyes?Shqiptarët e quajnë veten "shqiptarë", që është sinonim i identitetit etnik të shqiptarëve, por në gjuhën serbe, termi "shiptar" është fyes, pasi ka një term tjetër në këtë gjuhë: "allbanci".

Ky term ka një konotacion negativ në Serbi, pasi lidhet me njerëz primitivë dhe të pacivilizuar, njerëz që kanë zbritur nga malet, punëtorë manualë.

Shqiptarët e Kosovës thonë se termi "shiptari" u bë për herë të parë fyes në vitet '60, pasi filloi të keqpërdorej.

Në Kosovë ekziston një term fyes për serbët – "shkije" – por as zyrtarët kosovarë dhe as mediat nuk e përdorin atë.

Gjithashtu, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka përdorur vazhdimisht narrativë për “persekutim” apo “terror ndaj serbëve”, ndërsa përfaqësues të saj kanë bërë deklarata të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës.

Raste të tilla, sipas organizatave vendore të sigurisë, janë shoqëruar me përhapje të dezinformatave dhe narrativëve përçarës, sidomos në platforma si Telegram.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России