Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Март
2026
1 2 3 4 5 6 7 8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbështetur vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se ai është në përputhje me Kushtetutën pasi deputetët dështuan ta zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, argumentoi se Kushtetuta përcakton qartë afatet për zgjedhjen e presidentit, duke caktuar se presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Ai tha se interpretimi i disa zyrtarëve të shumicës parlamentare për një afat 60-ditor nuk e anulon këtë dispozitë.

“Neni 82, paragrafi 1, përcakton se procedura për zgjedhjen e presidentit mund të zgjasë deri në 60 ditë, por ky nen nuk e anulon dhe as nuk e tejkalon afatin 30-ditor të përcaktuar në nenin 86”, tha Gruda, gjatë një konference për media.

Sipas tij, afati 60-ditor ka të bëjë me kohëzgjatjen e procedurës dhe jo me shtyrjen e afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit.

Pra, Gruda argumenton se Kushtetuta thotë që procesi mund të zgjasë deri në 60 ditë, por duhet të përfundojë të paktën 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual të presidentit.

Edhe presidentja Osmani tha një ditë më parë më herët se 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, 30 ditë para përfundimit të mandatit të saj më 4 prill.

Ajo nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke nisur kështu procesin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Dekreti i Osmanit është dërguar në Gjykatë Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje dhe, një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti tha se afati 30-ditor thotë se procedura duhet të nisë, por jo të përfundojë.

“I kemi 60 ditë kohë të bëjmë zgjidhe e të mos kemi zgjedhje”, tha Kurti.

Çka thotë Kushtetuta?Neni 86 thotë se zgjedhja e presidentit të Kosovës "duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual".

Neni 82 thotë se Kuvendi shpërndahet "nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës".

Seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit u ndërpre në mungesë kuorumi, pasi në sallë munguan deputetët e partive opozitare. Në garë për këtë post ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, në të njëjtën konferencë, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja për shkak se shumica parlamentare nuk ka kërkuar sinqerisht një marrëveshje politike për postin e presidentit.

Tahiri akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po synon kontroll të plotë mbi institucionet e vendit.

“Kur refuzon marrëveshjen dhe insiston në kandidatë partiakë, mesazhi është i qartë: problemi nuk është presidenti, por dëshira për ta kontrolluar çdo institucion të vendit”, tha ai.

Edhe Kurti, një ditë më parë e akuzoi opozitën për mosbashkëpunim të mirëfilltë për zgjedhjen e presidentit.

Vitin e kaluar, Kosova mbajti dy palë zgjedhje parlamentare. Në të dyja, fituese doli Lëvizja Vetëvendosje.

Me fitoren mbi 51 për qind në zgjedhjet e fundit, LVV-ja nuk pati probleme në formimin e qeverisë, pasi që deputetët e saj gëzojnë 57 karriga në Kuvendin e Kosovës dhe votat e dhjetë deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Por, votat për zgjedhjen e një presidenti nuk i kishte e vetme. Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России