Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2026
1 2 3 4 5 6 7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Dy të arrestuar pasi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë u helmuan nga ushqimi

0

Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri i kanë arrestuar të enjten dy të dyshuar dhe janë në kërkim të një tjetri, pasi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Studentët shfaqën shenja sëmundjeje pasi drekuan në ambientet e Akademisë të mërkurën, dhe u dërguan menjëherë në spital për mjekim.

Ata janë liruan më vonë nga spitali, ku kryen analiza për të gjetur shkaktarin e helmimit, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, thanë autoritetet shëndetësore.

Policia tha se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit të kompanisë private që kujdeset për ofrimin e ushqimit në Akademi, dhe se është në kërkim të administratores së kompanisë.

Një tjetër teknologe po hetohet në liri, sipas Policisë.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kompania e kontraktuar nga Akademia nuk po e gatuante ushqimin në ambientet e Akademisë, por e sillte atë të gatshëm nga jashtë.

Autoritetet i kanë sekuestruar 85.9 kilogramë produkte të gatuara ushqimore, të gatshme për shërbim, dhe ka marrë mostër për analizim mikrobiologjik gjatë një kontrolli në ambientet e Akademisë.

Ndërkohë, gjatë një bastisje në ambientet e kompanisë kontraktuese janë bllokuar 67 kilogramë produkte ushqimore.

Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi, kompania është gjobitur me rreth 2.000 euro.

Autoritetet janë duk e hetuar rastin si vepër penale e importimit, prodhimit, shitjes dhe ruajtjes së ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve.

Akademia e Sigurisë, e cila ndodhet në Sauk në periferi të kryeqytetit Tiranë, është institucion publik, ku bëhet edukimi i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.

Aty kryhen programe për trajnime dhe kualifikime në nivelin e Shkollës Bazë të Policisë si dhe program Bachelor në Siguri dhe Hetim për oficerët e policisë.







Губернаторы России





Губернаторы России
103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России