Vrasja e Khashoggit: CIA “nuk e fajësoi” princin e kurorës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se CIA nuk ka konstatuar se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll. Zyrtarët u thanë mediave amerikane se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e princit, por Arabia Saudite e mohon përfshirjen e tij. Sipas Riadit, Khashoggi u vra gjatë një operacioni të marrjes në pyetje që ka shkuar keq. Читать дальше...