Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ai pret që gjendja e jashtëzakonshme në Serbi të hiqet më 7 maj.
Ai i tha TV Pink se së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq do të marrin një vlerësim për këtë çështje nga ministria e Mbrojtjes, pasi ashtu e kërkojnë procedurat.
"Pastaj vjen vendimi i Qeverisë së Serbisë, dhe me nënshkrimin tim dhe kryeministres Bërnabiq, ne e dërgojmë çështjen në Kuvend", tha Vuçiq.
Ai tha se dy kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme janë përmbushur. Читать дальше...