“Edhe unë kam ëndrra”
Yllka Berisha është psikologe me profesion dhe jeton në Prizren. Ajo është e verbër, por ky fakt nuk e ka penguar që t’i përfundojë studimet dhe që të përpiqet të gjejë një vend pune. Këtë gjë nuk e ka arritur ende. “Nuk kam pasur mundësi të punësohem për shkak të dëmtimit në të parë që unë e kam”, thotë Berisha. Të martën, më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Yllka udhëtoi drejt Prishtinës për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, kundër diskriminimit të grave me nevoja të veçanta në Kosovë. Читать дальше...