Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë dy amerikanëve, Carolyn Bertozzi dhe Barry Sharpless, si dhe danezit, Morten Meldal, për krijimin e një forme më funksionale të kimisë.
Sipas jurisë, ata janë nderuar për zbulimin e reaksioneve që u mundësojnë molekulave të krijojnë komponimet e dëshiruara.
Kjo mënyrë studimi besohet se ofron më shumë njohuri për qelizën.
Ky është çmimi i dytë Nobel për 81-vjeçarin, Sharpless, i cili është nderuar me këtë çmim edhe më 2001.
Java e ndarjes së Çmimeve Nobel ka nisur më 3 tetor me çmimin për mjekësi. Читать дальше...