Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm nevojë, por “edhe domosdoshmëri”.
Ai më 13 gusht u takua me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.
Në takim, sipas njoftimit të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, u diskutua për “politikat diskriminuese e shtypëse të Serbisë” ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Читать дальше...