Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Qytetin e Gazës, thanë banorët më 21 gusht, pasi Ministria e Mbrojtjes miratoi planin për zgjerimin e ofensivës.
Zgjerimi i ofensivës synon që të shënjestrohen bastionet e mbetura të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, sipas Izraelit.
Në bazë të planit të ri, autoritetet kanë thirrur afër 60.000 rezervistë, duke rritur frikën për përkeqësimin e situatës katastrofike humanitare në territorin palestinez. Читать дальше...