Thaçi: Dështimi i Demarkacionit rrezikon liberalizimin dhe të ardhmen evropiane
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Kuvendi dhe spektri politik që të përmbyllin sa më shpejt çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që Komisioni Evropian të mos e rishikojë rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.