Instagram përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar titrat fyese
Instagram do t'i paralajmërojë përdoruesit kur titrat e tyre në një fotografi ose video mund të konsiderohen fyese. Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive dhe të videove, i cili zotërohet nga Facebook, tha se ka përgatitur një sistem të inteligjencës artificiale për të zbuluar titrat fyese. Ideja është që "t'iu jepet përdoruesve shansi për t'i rishqyrtuar fjalët e tyre", tha Instagram. Në një blog të publikuar online të hënën, Instagram tha se masa e re do të nisë së zbatuari menjëherë në disa vende. Читать дальше...