Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Новости за 02.07.2020

Trump: SHBA-ja do ta ketë shpejt vaksinën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë”. “Mendojmë se do ta kemi shpejt", tha Trump në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, por pa dhënë detaje të tjera. Komentet vijnë kur numri i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar 50,000 për herë të parë. Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e presidentit Trump, në lidhje me maskat mbrojtëse. Читать дальше...

Në Kosovë, edhe 73 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të enjten se ka regjistruar 73 raste pozitive me koronavirus. Rastet e reja rezultuan nga 225 mostra të testuara. Numri më i madh i tyre u shënua në Komunën e Prishtinës, 44 raste, pataj në Komunën e Lipjanit 7 raste, në Komunën e Ferizajt 5 raste, në Komunën e Vushtrrisë 5 raste, në Komunën e Fushë Kosovës 3 raste, në Komunën e Obiliqit 3 raste, në Komunën e Skënderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë. Читать дальше...

Vuçiq paralajmëron masa të reja kundër koronavirusit në Beograd

Evropaelire.org 

Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmëroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, ai tha se klubet e natës dhe kafenetë që nuk kanë kopshte do të mbyllen për dy javë, nga ora 23:00 deri në 06:00. Vuçiq tha se të gjitha konviktet studentore në Beograd do të mbyllen po ashtu. Ai theksoi se problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd... Читать дальше...



Kryeministri polak: Covid-19, sëmundje “si çdo tjetër”

Evropaelire.org 

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se polakët nuk duhet të kenë frikë që të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 12 korrik, sepse sëmundja që shkakton koronavirusi, Covid-19, është bërë një sëmundje si “të gjitha tjerat”. Kandidati i Partisë së tij për Ligj dhe Drejtësi, presidenti aktual, Andrzej Duda, do të përballet në balotazh me kryetarin e Varshavës, Rafal Trzaskowski. Rrethi i parë i zgjedhjeve është mbajtur të dielën e kaluar. "Kjo është tani një sëmundje... Читать дальше...

Spitalet rajonale me pacientë dhe staf mjekësor me koronavirus

Evropaelire.org 

Personat e infektuar me koronavirusin e ri, me simptoma të lehta po trajtohen në spitalet rajonale të Kosovës, kurse në klinikat e QKUK-së në Prishtinë trajtohen pacientët që janë pozitivë dhe kanë probleme më të rënda shëndetësore, ka thënë drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu. “Pacientët me pneunomi, probleme respiratorike, disa kanë nevojë edhe për asistencë respiratore mekanike duhet të dërgohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sepse nëse në Klinikën Infektive... Читать дальше...

Qytetarët nga Kosova që shkojnë në Zvicër, duhet të vetizolohen

Evropaelire.org 

Nga data 6 korrik, qytetarët e 29 vendeve që shkojnë në Zvicër, do të duhet të lajmërohen tek autoritetet dhe të vetizolohen, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Lista e vendeve me rrezik të lartë infeksioni përfshin edhe Kosovën. Një njoftimin e Qeverisë zvicerane, të publikuar të enjten, thuhet se “vizitorët që kanë kaluar kohë në vendet e emëruara gjatë 14 ditëve të mëparshme, duhet t’i njoftojnë autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes dhe më pas të futen në karantinë për 10 ditë”. Читать дальше...

Ministri i Drejtësisë i kërkon Apostolovas të veprojë në rastin e Nezir Mehmetajt

Evropaelire.org 

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, tha se ka kërkuar nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, që të shfrytëzojë fuqinë e saj diplomatike për rastin e Nezir Mehmetajt, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë. Mehmetaj është ndaluar nga autoritetet serbe më 3 janar në vendkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim. Më 1 korrik, familjarë të Nezirajt kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër tij. Читать дальше...

Hungaria s’e përfill rekomandimin e BE-së për kufijtë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se nuk do të zbatojë rekomandimin e Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për më shumë vende jashtë bllokut 27-anëtarësh. Për të justifikuar vendimin e tij, Orban përmendi rrezikun e shpërthimeve të reja të rasteve me koronavirus. Bashkimi Evropian, më 30 qershor, ka finalizuar një listë të vendeve - me më pak raste me koronavirus - qytetarët e të cilave lejohen të hyjnë në bllok nga 1 korriku. Hungaria, vend me gati 10 milionë banorë... Читать дальше...



Maqedonia e Veriut regjistron 15 të vdekur nga Covid-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 15 viktima nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen Covid-19. Me këtë shifër, që është më e larta brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 321. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat e fundit janë regjistruar në: Shkup (8), Tetovë (2), Strugë (2), Gostivar (2) dhe Ohër (1). Në raport thuhet se të gjithë pacientët që kanë vdekur, kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Читать дальше...

SHBA krijoi 4.8 milionë vende pune në qershor

Evropaelire.org 

Ekonomia amerikane krijoi vende pune me një ritëm rekord në muajin qershor. Të dhënat e Departamentit të Punës tregojnë për hapjen e 4.8 milionë vendeve të reja të punës, muajin e kaluar. Shifra është më e madhja në një muaj prejse ky departament i ka nisur regjistrimet në vitin 1939. Derisa në maj, tregut të punës në SHBA i janë shtuar 2.5 milionë vende të reja, parashikimet e ekonomistëve kanë qenë për 3 milionë të tilla në qershor. Por, rezultatet thuhet se i ka ndihmuar rihapja e fabrikave dhe restoranteve... Читать дальше...

Maqedonia e V. në tetor pret tekstin final të kornizës negociuese me BE-në

Evropaelire.org 

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut presin që më së voni deri në tetor të publikohet teksti final i kornizës negociuese me Bashkimin Evropian. Korniza negociuese për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është prezantuar të mërkurën nga Komisioni Evropian, me të cilën caktohen udhëzimet për procesin negociator, i cili nëse do të ketë pajtim nga të gjitha shtetet anëtare, do të mund të fillojë para fundit të këtij viti. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane... Читать дальше...

Zjarret në Amazonë shënuan rekord në qershor

Evropaelire.org 

Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil janë intensifikuar për 20 për qind më shumë në qershor, që është rekordi më i lartë brenda një muaji tash e 13 vjet. Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë tha se ka regjistruar 2,248 zjarre, në krahasim me 1,880 të tilla në qershor të vitit 2019. Një intensitet i tillë në fillim të sezonit të thatësirave ka rritur shqetësimet se zjarret e këtij viti mund t’i tejkalojnë flakët katastrofale të vitit 2019. Sipas aktivistëve, kriza e koronavirusit e përkeqëson problemin. Читать дальше...

Cili është roli i Këshillit të Ekspertëve në dialog?

Evropaelire.org 

Formimi i Këshillit të Ekspertëve për dialogun me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës vetëm mund të vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, thotë për Radion Evropa e Lirë, James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, njëherësh njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se në këto rrethana, Kosovës i duhet një lider, që mund të marrë vendime përfundimtare. “Ju duhet një lider/e që ka një ekip të mirë rreth vetes, këshilltar të mirë politik, ligjor dhe ekonomik. Читать дальше...

BE-ja bën thirrje për hetim të parregullsive në votimet në Rusi

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë raportimet për parregullsi në plebishitin jodetyrues, në të cilin janë miratuar ndryshimet kushtetuese, disa prej të cilave i hapin rrugën presidentit rus, Vladimir Putin për të mbetur në pushtet deri më 2036. Kremlini ka përshëndetur të enjten fitoren bindëse, pasi rezultatet kanë treguar që pothuajse 78 për qind e votuesve kanë përkrahur më shumë se 200 ndryshime kushtetuese. Prandaj rezultati është konsideruar si “referendum triumfues ndaj besimit të presidentit Vladimir Putin”. Читать дальше...

Dhoma e Përfaqësuesve miraton sanksione lidhur me ligjin për Hong Kongun

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projektligj si përgjigje ndaj ligjit të ri për siguri kombëtare për Hong Kongun, që bën thirrje për sanksionim të grupeve që dëmtojnë autonominë e Hong Kongut, apo kufizojnë liritë e premtuara të qytetarëve. Projektligji, që është miratuar në mënyrë unanime më 1 korrik, do të penalizojë bankat që kryejnë biznese me zyrtarët kinezë që kanë miratuar ligjin e ri. Ky dokument shënjestron edhe zyrtarë të Partisë Komuniste Kineze, që janë përgjegjës për zbatim të ligjit... Читать дальше...

Novak Gjokoviq dhe gruaja e tij shërohen nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Tenisti serb, Novak Gjokoviq dhe gruaja e tij Jelena kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus, ka njoftuar ekipi i tij për komunikim me media më 2 korrik, 10 ditë pasi është bërë e ditur se çifti ka rënë në kontakt me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus. Gjokoviq ka dalë pozitiv në këtë virus pasi ka marrë pjesë në një turne që kishte organizuar ai në Serbi dhe Kroaci, në kohën e pandemisë. Në ndeshjet e zhvilluara në Beograd dhe Zadar nuk është mbajtur distancë fizike. “Novak... Читать дальше...

Apeli lejon publikimin e librit të mbesës së Trumpit

Evropaelire.org 

Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Nju Jork ka hequr ndalesën në publikimin e librit të Mary Trump, mbesës së presidentit amerian Donald Trump, rreth historisë familjare. Gjykata ka thënë më 1 korrik se do të heqë ndalesën e vendosur ndaj shtëpisë botuese, Simon & Schuster, e cila synonte të bllokonte shpërndarjen e librit “Shumë dhe asnjëherë mjaft: Si krijoi familja ime personin më të rrezikshëm në botë”. Libri është planifikuar të publikohet zyrtarisht më 28 korrik, mirëpo shtëpia botuese... Читать дальше...

Rastet me Covid-19 rikthejnë izolimin në Azinë Qendrore

Evropaelire.org 

Vetëm disa javë pasi kanë dalë nga izolimet që kanë goditur ekonomitë e tyre të brishta, rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Azinë Qendrore ka detyruar zyrtarët të rivendosin kufizime, që do të mbyllin biznese dhe do t'i lënë njerëzit pa punë. Megjithatë, puna gjatë pandemive është gjithmonë e bollshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe varrmihësit. "Normalisht në varrezat tona varrosen çdo muaj rreth pesë trupa", thotë Turganbek Otebaev, varrmihës në periferi të qytetit Aktobe të Kazakistanit. Читать дальше...

BE-ja i dhuron Kosovës 6,000 kite për testim të koronavirusit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i ka dhuruar të enjten Kosovës mijëra pajisje mjekësore, me qëllim të lehtësimit të luftës kundër koronavirusit të ri. Në kuadër të ndihmës në vlerë të 800,000 eurove përfshihen pajisje si: 6,000 kite për testim të koronavirusit, 90 shtretër, mbi 67,000 maska dhe aparaturë tjetër. Pjesë e kësaj ngjarjeje ka qenë përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila u ka bërë thirrje banorëve të Kosovës për kujdes të shtuar. “Respektoni kufizimet shumë të rëndësishmë për të luftuar pandeminë. Читать дальше...

Rezultatet tregojnë përkrahje të madhe për Putinin në votimin për reforma

Evropaelire.org 

Rezultatet preliminare tregojnë se në plebishitin jodetyrues në Rusi janë përkrahur amendamentet kushtetuese, që mes tjerash i hapin rrugën presidentit rus, Vladimir Putin të garojë për dy mandate tjera dhe të mbesë në pushtet deri më 2036. Komisioni Qendror Zgjedhor në Rusi ka thënë se pas numërimit të 98 për qind të votave, rreth 78 për qind e votuesve kanë votuar në të mirë të paketës së miratuar nga Kremlini, që përmban më shumë se 200 amendamente. Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, 21... Читать дальше...

Gjykata turke do të rishikojë statusin e Hagia Sofias

Evropaelire.org 

Gjykata më e lartë administrative në Turqi pritet të vendosë nëse Hagia Sofia në Stamboll mund të shndërrohet në xhami. Vendimi i Këshillit Shtetëror mund të merret më 2 korrik, apo brenda 15 ditëve, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. E ndërtuar në periudhën e viteve 532-537, me urdhër të perandorit bizantin, Justinian I, Hagia Sofia (Urtësia e Shenjtë) ka qenë kisha më e madhe e botës krishtere për gati një mijëvjeçar. Katedralja ortodokse greke ishte shndërruar për një periudhë të shkurtër kohore... Читать дальше...

Brenda dy jave qeveria me projektligj për tërheqjen e parave të Trustit

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projektligj, i cili përveç zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, do të mundësojë që kontributpaguesit të mund të tërheqin një shumë të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi. Zëvendësministri i Financave, Krasniqi, thotë se ky projektligj brenda javës së ardhshme do të jetë i gatshëm dhe mund të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim. Читать дальше...

OBSH-ja nis paralajmërim të ri rreth përhapjes së koronavirusit

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia me koronavirus është duke u zgjeruar më herët se secilën herë tjetër prej kur ka shpërthyer virusi. Vetëm Shtetet e Bashkuara më 1 korrik, kanë raportuar 50,000 raste të të infektuarve brenda ditës. Shkalla e infektimit javën e kaluar ka arritur në nivelin më lartë, kanë treguar të dhënat e OBSH-së. Shefi i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektimit... Читать дальше...



Москва

Воскресшего Иисуса могут дополнительно установить в церквях, вместо черепа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Ольга Бузова

«Ты мне не понравилась!»: Мария Погребняк вспомнила знакомство с Ольгой Бузовой в студии «Шоу Воли» на ТНТ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


ATP

Российский теннисист Медведев опустится на строчку в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Estischool - Школа за британською програмою



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России