Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 19.01.2021

Blinken: E duartrokas angazhimin e administratës Trump për Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

I nominuari për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur me tone pozitive për angazhimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një seance të konfirmimit të mbajtur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ai u pyet nga senatori Ron Johnson në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington. Johnson tha se gjërat nuk po... Читать дальше...

Gjykata Evropiane gjobit Rumaninë për rastin e dy transgjinorëve

Evropaelire.org 

Rumania refuzoi t’iu njohë identitetin gjinorë dy personave transgjinorë me arsyetimin se ata nuk kishin bërë operacione për ndryshimin e gjinisë. Në lidhje me këtë rast, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) e ka dënuar Rumaninë. Gjykata me bazë në Strasburg më 19 janar vendosi që shteti rumun shkeli nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila përkrah "të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare" dhe urdhëroi vendin të paguante një total prej gati 26,000 euro si dëmshpërblim. Читать дальше...

Maqedonia e V. shënon 11 të vdekur dhe 400 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 11 viktima me COVID-19, 400 persona të infektuar si dhe 206 persona të shëruar. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bazohen në testimin e 2.327 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Viktimat janë: 6 në Shkup ndërsa nga një në Manastir, Strumicë, Kavadar, Strugë, Koçan dhe Pehçevë. Në Maqedoninë e Veriut që nga paraqitja e pandemisë me koronavirusin e ri janë diagnostikuar 89.392 persona, prej tyre, 73.983 janë shëruar, 2.726 kanë vdekur... Читать дальше...



Lista Serbe sfidohet vetëm nga dy nisma qytetare

Evropaelire.org 

Janë vetëm tri subjekte politike nga komuniteti serb, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt. Lista Serbe ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikacionin me një listë prej 20 kandidatësh, Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë me tre kandidatë dhe Nisma Qytetare, Lidhja Demokratike Serbe, me pesë kandidatë. Lista Serbe, që konsiderohet favorite në mesin e komunitetit serb, do të sfidohet nga Nisma Qytetare për Liri... Читать дальше...

Pompeo: Kina është duke kryer gjenocid kundër ujgurëve

Evropaelire.org 

Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo tha se politikat e Kinës ndaj myslimanëve dhe pakicave etnike në provincën e Ksinjiangut përbëjnë një "gjenocid dhe krim kundër njerëzimit". "Unë besoj se ky gjenocid është duke vazhduar dhe se ne jemi dëshmitarë të përpjekjes sistematike për të shkatërruar ujgurët", tha Pompeo në një deklaratë. Përcaktimi si gjenocid pason një debat të brendshëm intensiv, pasi Kongresi miratoi legjislacionin më 27 dhjetor, përmes të cilit... Читать дальше...

Protesta me nga një person në mbështetje të Navalnyt

Evropaelire.org 

Protesta me një person – që lejohet sipas ligjeve në Rusi – janë mbajtur pas arrestimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Navalny është dërguar në qendrën famëkeqe të ndalimit të Moskës, Matrosskaya Tishina, pasi një gjykatës ia shqiptoi 30 ditë paraburgim. Ai u arrestua më 17 janar në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania, ku për disa muaj ishte trajtuar për helmim. Navalny thotë se helmimi ndaj tij, në gusht të vitit 2020, është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Rritet siguria në prag të inaugurimit të Bidenit

Evropaelire.org 

Zyrtarë të sigurisë në SHBA kanë thënë se kanë marrë çdo masë në mënyrë që mos të lejohet asnjë lloj sulmi në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden si president, ditën e mërkurë. Rreth 25,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare kanë arritur në Uashtington DC për të ofruar siguri gjatë ceremonisë. (Përgatiti: Bujar Tërstena)

BE-ja synon të vaksinojë 70% të të rriturve deri në qershor

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian po synon të vaksinojë kundër koronavirusit  70 për qind të popullsisë së rritur deri në qershor, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, të martën në një konferencë për media. Plani është dakorduar nga të gjithë komisionarët e BE-së. Blloku filloi vaksinimin tre javë më parë dhe deri më tani ka miratuar dy vaksina, atë nga BioNTech/Pfizer dhe atë të kompanisë Moderna. Por, ritmi i vaksinimit po zvarritet dhe qëndron pas vendeve të tilla si SHBA-ja, Britania e Madhe... Читать дальше...



Efikasiteti i trajtimit të COVID-19 me plazmë konvalescente

Evropaelire.org 

Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira te pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu Sali Ahmeti. Pas nënshkrimit të udhëzuesit për trajtim me plazmë konvalescente të pacientëve me sëmundjen COVID-19 si terapi mbështetëse, nga ana e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, tash janë duke u shikuar anët teknike se si do të realizohet kjo metodë, thotë Ahmeti njëherë kryesues i... Читать дальше...

Parlamenti grek nis debatin për kufirin detar

Evropaelire.org 

Në parlamentin grek të martën ka filluar debati për projektligjin i cili parasheh zgjatjen e kufirit detar në Detin Jon. Miratimi i mundshëm i këtij projektligji mund të nxisë rritjen e tensioneve me Turqinë, pak kohë pasi të dyja vendet janë grindur lidhur me kërkimet e gazit në Mesdheun lindor. Qeveria greke ka propozuar shtrirjen e kufirit në perëndim të vendit nga gjashtë në 12 milje detare. Kjo do të rrisë territorin sovran të Greqisë me 13,000 kilometra katrorë ose rreth 10 për qind, u tha ministri i Jashtëm grek... Читать дальше...

IKSHPK: Nëntë të vdekur dhe 294 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të martën se nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur edhe 9 persona. Dy viktima janë shënuar në Prishtinë dhe nga një në Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Prizren, Suharekë dhe Vushtrri.         Bazuar në raportin ditor të IKSHPK-së janë testuar edhe 1.729 mostra të dyshuara, prej të cilave 294 kanë dalë pozitive në koronavirus. Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar edhe 281 pacientë. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Gastronomët kërkojnë heqjen e të gjitha masave kufizuese

Evropaelire.org 

Drejtuesit e bizneseve të gastronomisë në Maqedoninë e Veriut, po kërkojnë heqjen e tërësishme të masave kufizuese në punën e tyre, meqë, siç thonë, gjendja e deritanishme ka dëshmuar se ato më së paku kanë ndikuar në përhapjen e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Reagimi i Odës së Pavarur të Gastronomëve vjen pas paralajmërimit të qeverisë se nga 21 janari, kur edhe skadojnë masat kufizuese, do të ketë lehtësira në orarin e punës në hoteleri, gastronomi e biznese tjera shërbyese. Читать дальше...

Vaksinimi në botë dhe frika nga variantet e reja të COVID-19

Evropaelire.org 

Vdekjet në mbarë botën nga sëmundja COVID-19 kanë kaluar shifrën prej dy milionë; Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në udhëtimet nga Amerika e Jugut për shkak të një varianti të ri të virusit; dhe India e Rusia kanë nisur fushata masive të vaksinimit, përderisa Shtetet e Bashkuara po bëjnë plane që të rrisin ritmin e fushatës së vaksinimit. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)

Gjakovari falënderon Bidenin me një portret

Evropaelire.org 

Artisti Alkent Pozhegu nga Gjakova bëri me fara të ndryshme portretin e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden. Ai tha se këtë e bëri për ta falënderuar Bidenin për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. (Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Ibrahim Berisha)

Policia thotë se nuk e ka arrestuar vëllanë e të dënuarit për terrorizëm në SHBA

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka sqaruar se nuk e ka arrestuar vëllanë e Ardit Ferizit nga Gjakova, i cili tashmë është i dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara për vepra terroriste. Gjatë ditës së martë, policia ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “i njëjti është arrestuar si i dyshuar për këto raste, për të cilat në kohën e kryerjes së veprës ka qenë i mitur. Të gjitha rastet janë proceduar me kallëzim penal në prokuroritë përkatëse”. Më vonë policia ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për vëllanë e tij, por për vetë Ardit Ferizin. Читать дальше...

Shpallen të pafajshëm të akuzuarit në rastin “Veteranët”

Evropaelire.org 

Të gjithë të akuzuarit për rastin e njohur në opinion si “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm të martën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në këtë gjykatë. Përmes një komunikate Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ata janë liruar nga akuza pasi që "Gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës". Prokuroria Speciale e Kosovës në vitin 2018... Читать дальше...

Turqia godet platformën Twitter me ndalesë reklamimi

Evropaelire.org 

Turqia ka goditur të martën platformat sociale, Twitter, Pinterest dhe Periscope me ndalesa reklamimi, pasi kanë dështuar të ndjekin hapin e Facebook-ut për të emëruar një të dërguar lokal, të angazhuar për fshirje të postimeve të diskutueshme, bazuar në ligjin e ri kontravers. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut i konsiderojnë rregullat e reja si pjesë të tentimeve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të kontrolluar mediat dhe për të shtypur kundërshtarët. Mosrepektimi i ligjit të ri... Читать дальше...

Navalny dërgohet në një qendër ndalimi në Moskë

Evropaelire.org 

Lideri opozitar rus Aleksei Navalny, është dërguar në një dhomë burgu në qendrën e ndalimit Matrosskaya Tishina në Moskë, pasi i është caktuar masa e ndalimit për 30 ditë, pas arritjes dramatike nga Gjermania në Rusi më 17 janar. Kritiku i Kremlinit, 44-vjeçar, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar Sheremetyevo pasi ka arritur nga Berlini, ku është shëruar pas një helmimi të muajit gusht. Navalny beson se sulmi me helm është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Aleksei Melnikov... Читать дальше...

Trump besohet se po përgatitet për dhjetëra falje

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të bëjë dhjetëra falje, duke përfshirë kriminelë të dënuar në ditën e tij të fundit të plotë në Shtëpinë e Bardhë, teksa sondazhet tregojnë se shkalla e pëlqimit ndaj tij është në nivelet më të ulëta ndonjëherë, përkatësisht 34 për qind. Trump pritet të bëjë 60 deri në 100 falje dhe ndryshime dënimesh për një varg personash, sipas raportimeve të mediave amerikane, që kanë cituar burime brenda Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse në listë do të jetë edhe ish-ndihmësi i tij... Читать дальше...

Biden do të vazhdojë ndalesat në udhëtime, pavarësisht vendimit të Trumpit

Evropaelire.org 

Jen Psaki, zëdhënësja e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka kundërshtuar një lajmërim të presidentit Donald Trump se ndalesa për udhëtarët që nisen nga Evropa dhe Brazili drejt Shteteve të Bashkuara, do të mund të hiqet. Kjo ndalesë ka nisur së aplikuari me qëllim të luftimit të koronavirusit. Psaki, e cila do të shërbejë si Sekretare për Media kur Biden të nisë së udhëhequri SHBA-në, ka thënë në Twitter se “pas këshillimit me ekipin tonë mjekësor”, administrata nuk synon të heqë ndalesën. Читать дальше...

Gjermania pritet të shtyjë izolimin e pjesshëm

Evropaelire.org 

Gjermania pritet të zgjasë masat e izolimit të pjesshëm, teksa rriten shqetësimet për përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit, të cilat besohet se barten më shpejt. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderët e 16 landeve gjermane pritet të takohen të martën për t’u pajtuar për shtyrje të masave kufizuese përtej janarit, me qëllim të vazhdimit të trendit pozitiv të uljes së numrit të të infektuarve. Të dhënat tregojnë për “ulje të lakores së infektimit”, ka thënë Steffen Seibert, zëdhënës i Merkelit... Читать дальше...

Mbi 400,000 persona të vdekur me koronavirus në SHBA

Evropaelire.org 

Vdekjet e lidhura me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, kanë arritur në 400,000 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që numri total i të infektuarve shkon përtej shifrës 24 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Vdekjet e lidhura me koronavirus janë duke shënuar rritje në dy të tretën e shteteve amerikane, ndërkohë që ka nisur të raportohet edhe për variante të reja të këtij virusi. Më 18 janar, Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që ka regjistruar 3 milionë të infektuar me koronavirus... Читать дальше...

Dhuna seksuale në rritje, viktimat kryesisht të miturat

Evropaelire.org 

Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve seksuale, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës. Vitin e kaluar është raportuar numri më i madh, përkatësisht 58 raste, kurse në vitin 2016 dhe 2017 kanë qenë nga 28 raste. Këto raste në Policinë e Kosovës janë të raportuar si vepra penale në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kapitullit “Veprat penale kundër integritetit seksual”. Në bazë të këtij kapitulli, thuhet se personi, me fjalë ose sjellje shpreh... Читать дальше...



Москва

Стоматолог Татьяна Сумцова: какие зубные пасты вредны для зубов


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Арутюнов

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


WTA

Ангеліна Калініна поступилася восьмій ракетці світу Саккарі на турнірі WTA 1000 у Римі: результат



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Армяне России поддерживают движение «Тавуш во имя Родины»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России