Rritja e rasteve mund ta ngufasë shëndetësinë
Klinika Infektive dhe ajo e Pulmologjisë në Prishtinë janë të mbushura me pacientë pas rritjes së rasteve me koronavirus në Kosovë. Zyrtarë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), thonë për Radion Evropa e Lirë se sërish po shqyrtohet mundësia e ndërprerjes së shërbimeve joemergjente në spitalet e SHSKUK-së. Gjyshja e Antigona Gashit nga Prishtina qe tri ditë po mjekohet në objektin e Mjekësisë Sportive, në kuadër të SHSKUK-së, pas infektimit me koronavirus. Në Klinikën Infektive më nuk ka vend për pacient të rinj. Читать дальше...