Militantët kanë shkrepur mbi 1 mijë raketa në drejtim të Izraelit
Militantët palestinezë në Gaza kanë shkrepur më shumë se 1.000 raketa në drejtim të Izraelit që nga e hëna në mbrëmje, kur luftimet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike pas disa ditëve të trazirave në Jerusalem, tha ushtria izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë, Jonathan Conricus, u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes se si kundërpërgjigje Izraeli po godiste vetëm objektivat ushtarake dhe se ushtria kujdeset për të minimizuar ndikimin mbi civilët. Ushtria izraelite gjithashtu njoftoi se kishte kapur një dron të Hamasit të mërkurën herët. Читать дальше...