Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale
Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, reflekton frymën e ndëshkimit të partive përmes votës së qytetarëve, por edhe të vlerësimit të kandidatëve në mënyrë individuale nëpër komunat e caktuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Agon Maliqi. Partitë opozitare të nivelit qendror, në zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, shënuan fitore përballë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila udhëheq me pushtetin qendror, të cilin e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me mbi 50 për qind të votave. Читать дальше...