Mbretëria e Bashkuar ashpërson masat kundër pandemisë
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan më 27 nëntor për masat e reja, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, derisa zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se “ka gjasa” që vaksinat ekzistuese të jenë më pak efektive ndaj këtij varianti. Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se të gjithë personat që hyjnë në shtet duhet të bëjnë test për koronavirus. Ai po ashtu paralajmëroi se është koha që të përshpejtohet dhënia e dozave përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit. Читать дальше...