Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2022

Новости за 27.09.2022

Princi Salman emërohet kryeministër i Arabisë Saudite

Evropaelire.org 

Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, është emëruar kryeministër i shtetit, një pozitë që tradicionalisht i takon mbretit. Princi Mohammed, i cili ka vite që konsiderohet udhëheqës de facto i shtetit, ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër nën Mbretin Salman, si dhe si ministër i Mbrojtjes. Pozitën e ministrit të Mbrojtjes e ka marrë tani vëllai i tij i vogël, Khalid bin Salman, i cili më parë ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes. Ministritë tjera të rëndësishme... Читать дальше...

Interneti në Kosovë: I ngadaltë dhe jo për të gjithë

Evropaelire.org 

Rrugën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te banesa e saj në këtë qytet, Jehona Hasani e kishte menduar ndryshe. Teksa po kthehej në Kosovë për pushime, Jehona Hasani mendonte se do të kyçej në mbledhjen virtuale me disa studentë të tjerë, për të diskutuar një detyrë për fakultet. Sapo doli nga aeroporti, ajo ndërroi SIM kartelën në telefonin e saj që të mund të përdorte internetin. Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç kishte planifikuar. “Nuk mund të ankohem për ngadalësi... Читать дальше...

Erdogan: Mesdheu është larë në gjak dhe lot

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër Greqinë për trajtimin që po u bën refugjatëve në Mesdhe. “Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi”, ka thënë Erdogan të martën, sipas zyrës së tij. “Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemrat tona”, ka thënë ai. Erdogan ka kritikuar edhe më herët Greqinë si i trajton migrantët, duke e akuzuar këtë shtet për armatosje të ishujve në lindje të Egjeut, duke shkelur traktatet ndërkombëtare. "Armët... Читать дальше...



Shqetësime ‘reale’ për komunitetin LGBT pas fitores së të djathtëve në Itali

Evropaelire.org 

Komuniteti LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ka “shqetësime shumë reale” në Itali, pasi blloku konservator, i dominuar nga e djathta ekstreme, ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet, ka thënë Fabrizio Marrazzo, nga një organizatë që mbron të drejtat e pjesëtarëve të këtij komuniteti. Grupi nacionalist, Vëllezërit e Italisë, i udhëhequr nga Giorgia Meloni, është renditur i pari në zgjedhje dhe do të udhëheqë qeverinë më djathtiste në Romë prej Luftës së Dytë Botërore. Читать дальше...

Liberalizimi, liberalizimi... A po bëhet?

Evropaelire.org 

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se kanë pak shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar tashmë se kjo çështje do të dalë në rend dite në Këshillin e BE-së më 13 tetor. Në këtë datë do të nisë procedura, e cila pritet të çojë drejt vendimit formal për liberalizimin e vizave.

Minatorët e bllokuar në Trepçë dalin pas rikthimit të rrymës

Evropaelire.org 

Mbi 120 minatorë të kombinatit metalurgjik, Trepça, janë duke dalë nga miniera e Stantërgut në Mitrovicë, pasi gjatë ditës janë bllokuar për shkak të një problemi me energjinë elektrike. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjendja e minatorëve është e mirë. “Është shqetësim për minatorët kur ndalet rryma dhe ata janë brenda në minierë. Nëse problemi zgjat më shumë, atëherë paraqiten probleme me ajrin aty brenda”, ka thënë Osmani. Punëtorët e ngujuar në minierë... Читать дальше...

Një zyrtar taliban bën thirrje për rihapje të shkollave për vajza

Evropaelire.org 

Anëtari i lartë i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, Sher Mohammad Abbas Stanikzai, u ka bërë thirrje liderëve të shtetit që të rihapin shkollat për vajzat pas klasës së gjatë. Sipas Stanikzait, i cili mban pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm, nuk ekziston arsye valide në Islam për një ndalesë të tillë. Thirrja e tij ka ardhur gjatë një takimi që kanë mbajtur talibanët në Kabul. Kërkesa e tij ka qenë në rrallë në mesin e masave të ashpra që kanë vendosur talibanët prej kur kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021. Читать дальше...

Lot dhe zemërim pas vrasjes së adoleshentes iraniane në protesta

Evropaelire.org 

Një funeral është mbajtur për një grua 20-vjeçare, e cila thuhet se është vrarë nga forcat iraniane të sigurisë në qytetin Karaxh, afër Teheranit. Hadis Najafi, e cila ishte aktive në rrjetin social TikTok, është qëlluar gjashtë herë më 21 shtator, gjatë protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare, pas vdekjes së Mahsa Aminit. Amini ka vdekur më 16 shtator teksa ndodhej në mbajtje, pas arrestimit nga policia e moralit e Iranit, për shkak se gjoja nuk kishte vendosur shaminë e kokës, apo hixhabin, në mënyrën e duhur. Читать дальше...



DASH: Sanksionet, mjet për të çrrënjosur korrupsionin në Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të çrrënjosur korrupsionin në shtetet e Ballkanit Perëndimor, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price. Ai këto komente i bëri pasi më 26 shtator, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Prokurores së Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, Diana Kajmakoviq. Price tha se një prej qëllimeve të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor është që punojë me qeveritë për të luftuar korrupsionin. “Sanksionet do të mbeten një mjet i rëndësishëm ... Читать дальше...

Rritet numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë ruse

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë në Rusi është rritur në 17, teksa në Republikën ruse të Udmurtias është shpallur ditë zie, në nderim të viktimave.  Të shtënat në shkollën ruse ndodhën më 26 shtator. Nga zyra e guvernatorit të Udmurtias thanë më 27 shtator se edhe dy persona vdiqën gjatë natës dhe sipas autoriteteve deri më tani kanë vdekur 11 fëmijë dhe gjashtë të rritur. Ky ishte sulmi i katërt në një shkollë në rajonin e Volgës në 15 muajt e fundit. Komiteti hetues i Rusisë... Читать дальше...

Protesta nëpër botë pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim

Evropaelire.org 

Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.

Tri pyetje për procesin e liberalizimit të vizave

Evropaelire.org 

Procesi i liberalizmit të vizave për Kosovën, që do t’u mundësonte qytetarëve të saj lëvizje të lirë në dhjetëra vende të Evropës, zgjat tash e dhjetë vjet. Tani, duket se është në fazën finale.  Republika Çeke, e cila aktualisht ka kryesimin e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se diskutimi në Këshillin e BE-së për këtë proces, do të nisë më 13 tetor.  Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Por, instanca e fundit është Këshilli i BE-së, apo vendet anëtare. Читать дальше...

“Fëmijët s’na e falin mohimin e shkollimit”

Evropaelire.org 

Edhe pse mësimdhënësit në institucionet publike të Kosovës janë në grevë, çifti bashkëshortor, Mimoza dhe Lirak Salihu, çdo ditë i çon dy fëmijët e tij në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, duke qëndruar me ta në klasë për së paku një orë. Aty nuk mbahet mësim, por kjo është një formë e shprehjes së mospajtimit të tyre me, siç thonë, “shkeljen e të drejtave të fëmijëve për të vijuar shkollimin”. “Ne i dërgojmë fëmijët qe dy javë në shkollë, çdo ditë. I mbajmë atje një orë. Këtë mundësi na e japin... Pra... Читать дальше...

Japonia nderon Aben, teksa varrimi shtetëror nxit protesta

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u nderua përmes një varrimi shtetëror, që ka shkaktuar ndarje në shtet. Ushtarët mbajtën urnën me hirin e tij, që e solli e veja e Abes, teksa gjatë ceremonisë u çmua lart kontributi i tij gjatë shërbimit të tij si kryeministër për nëntë vjet. Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se gjatë ceremonia e varrimit e financuar nga shteti, u bë për të nderuar liderin që ka shërbyer më së gjati në historinë moderne politike të Japonisë, por organizimi i ceremonisë shtetërore ka ndarë publikun... Читать дальше...

Sonda e NASA-s përplaset me sukses me një asteroid

Evropaelire.org 

Sonda Dart e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, është përplasur me sukses në një asteroid, duke shkatërruar veten në këtë proces. Përplasja ishte e qëllimshme dhe ishte dizajnuar të testonte nëse shkëmbinjve hapësinorë, që mund të kërcojnë Tokën, mund t’iu ndryshohet kursi në mënyrë të sigurt. Kamerat e sondës Dart kapën pamjen e përplasjes në objektin 160 metra të gjerë të quajtur Dimorphos. Kontrollorët në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins, pritën me gëzim pamjet e kapura nga kamerat në sondën Dart. Читать дальше...



Москва

Продвижение новых песен с высоким результатом


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о программе развития туризма столицы до 2030 года



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Полина Гагарина

Полина Гагарина опровергла «уход на пенсию» и рассказала о новом рубеже




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Кубок футбольных мам» прошел на стадионе «Москвич» в Лобне

Полина Гагарина опровергла «уход на пенсию» и рассказала о новом рубеже

Жулин заявил, что ему нужен миллион рублей для комфортной жизни в Москве


Андрей Рублёв

Рублёв: быстрая победа над Грикспором связана с тем, что хотел быстрее уйти с корта



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

СЛД «Смоленск» филиала «Московский» ООО «ЛокоТех-Сервис» в рамках акции «Неделя без турникетов» посетило 150 учащихся



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России