Trumpit i kërkohet të dëshmojë për trazirat në Kongres
Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të enjten që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit. Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet. Nëntë anëtarët e Komitetit – shtatë demokratë dhe dy republikanë – kanë votuar në të mirë të vendimit. Kështu, Trumpit i kërkohet që të ofrojë dokumente dhe të dëshmojë nën betim, lidhur me ngjarjet e 6 janarit. Читать дальше...