Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Stojkoviq, që është avokat i politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, i arrestuar në Serbi pasi e bëri të njëjtën gjë ditë më parë, tha se me vizitën në Prekaz sfidon shtetin e Serbisë që ta arrestojë edhe atë. Duke iu referuar rastit Sandulloviq, ai tha se shteti i tij, Serbia, i arreston njerëzit që duan të ndërtojnë paqen mes shqiptarëve dhe serbëve.
Teksa rebelët e Huthit po e pengojnë transportin detar pranë brigjeve të Jemenit dhe në Detin e Kuq, çfarë ndikimi po ushtron kjo në tregtinë dhe ekonominë botërore? Shpjegojnë Thomas Juneau, profesor i asociuar i Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Otavës, në Kanada, dhe profesori Steve Hanke, ekonomist në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kievi pretendon se ka rrëzuar, më 14 janar, një avion gjurmues A-50. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një goditje e madhe për përpjekjet luftarake të Rusisë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).
103news.com — живые новости в прямом эфире!
В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.
Музыкальные новости