Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2019

Kina shpreson për arritjen e shpejt të një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në

0
Kina shpreson të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në e cila do të zbatohet në faza. 


Ministria e Tregtisë e Kinës, tha se lufta tregtare mes dy vendeve nuk ka pasur fitues, dhe se një anulim i menjëhershëm i tarifave duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.


“Një marrëveshje me faza do të ndihmojë në rivendosjen e besimit të tregut dhe zvogëlimin e pasigurisë", u tha gazetarëve, zëdhënësi iministrisë, Gao Feng, duke shtuar se të dyja palët po mbajnë një komunikim të ngushtë.


"Nga kjo do të përfitonte Kina, SHBA-ja dhe e gjithë bota. Shpresojmë se të dyja palët të vazhdojnë të punojnë së bashku, të përparojnë negociatat dhe të arrijnë një marrëveshje në faza sa më shpejt të jetë e mundur", deklaroi ai.


Ndërkaq, kryeministri kinez, Li Keqiang, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin çështjet përmes dialogut. Ai i bëri komentet të enjten kur u takua me një delegacion të udhëhequr nga Evan Greenberg, kryetari i Këshillit të Biznesit SHBA-Kinë.


"Kina do të krijojë një mjedis biznesi të ndërkombëtarizuar të rregulluar me ligj, ku firmat vendase dhe të huaja trajtohen në mënyrë të barabartë" tha Li. 


Këshilltari për ekonomi i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, ndërkohë tha se ai ka parë shenja të përfundimit të një marrëveshjeje tregtare që mund të nënshkruhet muajin tjetër.


Presidenti Trump ka thënë ditë më parë, se Kina duhet të arrijë marrëveshje me Uashingtonin, duke paralajmëruar se do të jetë edhe më i ashpër ndaj Pekinit nëse bisedimet tregtare zvarriten.


Lufta tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës ka lëkundur tregjet e aksioneve dhe ka rritur frikën për një recesion global.






Губернаторы России





Губернаторы России
103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.com — международная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России