103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Turma njerëzish mblidhen në Teheran për funeralin e komandantit të vrarë

0
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran për të përcjellë funeralin e komandantit të vrarë ushtarak, Qasem Soleimani.


Soleimani është vrarë në një sulm amerikan me dron në Irak të premten, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.


Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei ka udhëhequr besimtarët dhe në një moment është parë duke i rrjedhë lotët.


Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër” për vdekjen e Soleimanit.




Komandanti Soleimani, 62-vjeçar, i cili ka drejtuar operacionet ushtarake në Lindje të Mesme është konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara.


Presidenti Trump ka thënë se Soleimani ka qenë duke bërë komplot për sulme kundër diplomatëve dhe personelit amerikan në Irak dhe vende tjera të rajonit.


Çfarë ka ndodhur në funeralin e Soleimanit?

Televizioni shtetëror iranian ka shfaqur turma të mëdha njerëzish në Teheran ditën e hënë. Soleimani është nderuar si hero kombëtar, meqë në Iran është konsideruar njeriu i dytë më i fuqishëm pas liderit suprem, Khamenei.


Njerëzit janë parë duke qarë, dhe duke mbajtur fotografi të komandantit të vrarë.


Shumë njerëz kanë ecur afër arkivolit të tij dhe kanë bërtitur “Vdekje Amerikës”.




Vajza e komandantit, Zeinab Soleimani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për “ditë të zeza” për vrasjen.


“Trumpi i çmendur mos mendoni se gjithçka ka përfunduar me rënien dëshmor të babait tim”, ka thënë ajo.


Pas ceremonisë së funeralit të së hënës, mbetjet e gjeneralit do të dërgohen në Qom, në një nga qendrat e islamit shiit, para se ai të varroset në vendin e tij të lindjes, në Kerman të martën.


Kur ka vizituar anëtarët e familjes së Soleimanit në Teheran, presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë: Amerikanët nuk e kuptojnë se çfarë gabimi të madh kanë bërë”.


“Hakmarrja për gjakun e tij do të bëhet atë ditë kur Amerika do të largohet përgjithmonë nga ky rajon”.


Si është përgjigjur Irani ndaj vrasjes?

Të dielën, Irani ka thënë se nuk do të veprojë më sipas kufizimeve të marrëveshjes bërthamore që ky shtet ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.


Marrëveshja parasheh kufizim të aktivitetit bërthamor të Iranit në këmbim me heqje të sanksioneve ndërkombëtare.


Mirëpo në një deklaratë, Irani ka thënë se nuk do të ndjekë kufizime në pasurim, nivelet e pasurimit, stokun e materialit të pasuruar, hulumtimin apo zhvillimin.




Tri vende evropiane, që janë pjesë e marrëveshjes, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit që të zbatojë kushtet e marrëveshjes.


Të dielën, ligjvënësit irakianë kanë miratuar një rezolutë jo të detyrueshme, që bën thirrje për largimin e trupave të huaja nga Iraku, pas vrasjes së Soleimanit në rrugëtimin e tij drejt aeroportit të Bagdadit të premten.


Kryeministri në shkuarje i Irakut, Adil Abdul-Mahdi ka mbrojtur rezolutën për largim të trupave të huaja nga ky shtet.


“Prezenca e trupave të huaja që kryejnë detyra luftarake në Irak nuk duhet të lejohet. Kanë kaluar më shumë se dy vjet prej kur është shpartalluar grupi militant, Shteti Islamik andaj Qeveria irakiane duhet të miratojë një rezolutë detyruese për zvogëlim të numrit të trupave të huaja me qëllim të dhënies fund të prezencës së tyre në territorin irakian”, është shprehur ai.


Aktualisht në Irak janë rreth 5,000 trupa amerikane, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar për luftim të grupit militant, Shteti Islamik.


Si ka reaguar presidenti Trump?

Pas paralajmërimeve të Iranit, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në rast të hakmarrjes për vdekjen e Soleimanit mbase edhe në mënyrë “joproporcionale”.


Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të godasin 52 zona iraniane dhe do “sulmojnë shumë shpejt dhe shumë ashpër” nëse Teherani sulmon amerikanët apo asetet e SHBA-së.


Presidenti Trump po ashtu ka kërcënuar me sanksione të ashpra kundër Irakut nëse dëbon trupat amerikane.






“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Ne nuk do të largohemi përveç nëse ata na paguajnë për bazën”, u ka thënë ai gazetarëve.


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbrojtur të dielën veprimet e presidentit Trump dhe ka nisur paralajmërime tek Irani.


Ai ka thënë se nëse Teherani shfrytëzon rrjetet ushtarake që ka në Irak, Siri, Jemen, Liban dhe vjet tjera për të sulmuar shënjestrat amerikane, atëherë SHBA-ja mund të sulmojë liderët iranianë.


Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka organizuar mbledhje të ambasadorëve të aleancës më 6 janar, për të diskutuar krizën.


NATO-ja vazhdon të ketë mision trajnues në Irak, që përfshin disa qindra ushtarë. Ky mision është pezulluar prej sulmit kundër Soleimanit.


Përgatiti: Krenare Cubolli




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

В Подмосковье сотрудники Росгвардии провели встречу со студентами финансового университета


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о сервисе проверки карты москвича



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Раскрыта тайна трека “На Заре 2020”. Вокалистом проекта “НаЗаре” является финалист шоу “Голос” Сергей АРУТЮНОВ. Несостоявшийся дуэт АРУТЮНОВА и его наставника Басты.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Офицер Росгвардии спас жизнь мужчине в Москве

«Адмирал» — «Динамо» Москва. Прямая трансляция матча КХЛ: смотреть онлайн

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве


Дарья Касаткина

Касаткина обыграла 105-ю ракетку мира из США и вышла в 1/4 финала турнира в Сеуле



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России